Thenie

Thënie të mençura për jetën nga Buddha

Budizmi ekziston prej më shumë se 2500 vjetësh dhe është një mënyrë jetese që ndjekin rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën.

Në moshën 35-vjeçare, Gautama la muret e pallatit ku ishte rritur dhe u fut në botën reale për të ecur në rrugën e tij shpirtërore. I ulur nën një pemë derisa u ndriçua, ‘Buda’ tërhoqi ndjekës dhe ia kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij duke u mësuar atyre rrugën e iluminimit dhe zgjimit.

Budizmi është një mënyrë jetese shumë e qetë, paqësore dhe e drejtë dhe këto citate përfshijnë filozofinë e mësimeve të Budës.

1. “Mos u ndal në të kaluarën, mos ëndërro për të ardhmen, përqendroje mendjen në momentin e tanishëm.”

2. “Sekreti i shëndetit si për mendjen ashtu edhe për trupin nuk është të vajtosh për të kaluarën, as të shqetësohesh për të ardhmen, por të jetosh momentin e tanishëm me mençuri dhe me zell.”

3. “Tri gjëra nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta.”

4. “Në fund, këto gjëra kanë më shumë rëndësi: Sa shumë ke dashur? Sa plotësisht ke jetuar? Sa thellë i le gjërat të shkojnë?”

5. “Ka vetëm dy gabime që mund të bëhen gjatë rrugës drejt së vërtetës; të mos shkosh deri në fund dhe të mos fillosh.”

6. “Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia është pasuria më e madhe, besnikëria është marrëdhënia më e mirë.”

7. “Ne formohemi nga mendimet tona; ne bëhemi ajo që mendojmë. Kur mendja është e pastër, gëzimi vjen si një hije që nuk largohet kurrë.”

8. “Nga një qiri mund të ndizen mijëra qirinj dhe jeta e qiririt nuk do t’i shkurtohet. Lumturia nuk zvogëlohet kurrë duke u ndarë me të tjerët.”

9. “Nëse e do vërtet veten, nuk do të mund të lëndosh kurrë një tjetër”.

10. “Paqja vjen nga brenda. Mos e kërko jashtë.”

11. “Nuk ka asgjë më të tmerrshme se zakoni i dyshimit. Dyshimi i ndan njerëzit. Është një helm që prish miqësitë dhe prish marrëdhëniet e bukura. Është një gjemb që acaron dhe dhemb; është një shpatë që vret.”

12. “Të mbash zemërimin është si të kapësh një qymyr të ndezur me qëllimin për t’ia hedhur dikujt tjetër; je ti ai që digjet”.

13. “Sado fjalë të shenjta të lexoni, sado që të flisni, çfarë dobie do t’ju bëjnë ato nëse nuk veproni sipas tyre?

14. “Askush nuk na shpëton përveç vetvetes. Askush nuk mundet dhe askush nuk duhet. Ne vetë duhet të bëjmë rrugën.”

15. “Le të ngrihemi dhe të jemi mirënjohës, sepse nëse nuk mësuam shumë, të paktën mësuam pak, dhe nëse nuk mësuam pak, të paktën nuk u sëmurëm dhe nëse u sëmurëm, të paktën nuk vdiqëm; pra, le të jemi të gjithë mirënjohës.”

16. “Të mbash trupin në shëndet të mirë është një detyrë përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë mendjen tonë të fortë dhe të pastër.”

17. “Për të pasur shëndet të mirë, për të sjellë lumturi të vërtetë në familjen tuaj, për të sjellë paqe për të gjithë, së pari duhet të disiplinoni dhe kontrolloni mendjen. Nëse një njeri arrin të kontrollojë mendjen e vet, ai mund të gjejë rrugën drejt Iluminizmit dhe e gjithë mençuria dhe virtyti do t’i vijnë natyrshëm.”  – Buda

18. “Mendja është gjithçka.  Ajo që mendon bëhesh.”

19. “Qëllimi juaj në jetë është të gjeni qëllimin tuaj dhe t’i jepni gjithë zemrën dhe shpirtin”.

20. “Ju mund të kërkoni në të gjithë universin për dikë që meriton më shumë dashurinë tuaj sesa ju vetë, dhe ai person nuk mund të gjendet askund. Ju vetë, më shumë se cilido në të gjithë universin e meriton dashurinë tuaj.”

21. “Ashtu siç zbulohen thesaret nga toka, ashtu edhe virtyti shfaqet nga veprat e mira dhe urtësia shfaqet nga një mendje e pastër dhe paqësore. Për të ecur i sigurt nëpër labirintin e jetës njerëzore, njeriu ka nevojë për dritën e mençurisë dhe drejtimin e virtytit.” / bota.al

Back to top button