Bota

TRAGJEDIA / Jehona e zërave të cunamit që mbërrin deri tek ne

Screen Shot 2015-02-01 at 12.17.28Kanë kaluar më shumë se dhjetë vite që nga 26 dhjetori i vitit 2004, kur cunami shkaktoi më shumë se 200 mijë të vdekur dhe një milionë të shpërngulur, mbi të gjitha në Indonezi dhe Sri Lanka. Në të dy vendet ishte aktive prej kohësh “Action contre la faim”, që falë pranisë së saj në terren ishte një prej të parave që nisi operacionet e shpëtimit.
Për të kujtuar tragjedinë e madhe, OJF-ja që është themeluar në Francë në vitin 1979, ka realizuar reportazhin ECHOS of Tsunami, që dokumenton tragjedinë përmes rregjistrimeve zanorë, që aktivizohen falë kameras që ka kompjuteri në momentin kur përdoruesi mbyll sytë për të dëgjuar. Rregjistrimet shoqërohen prej rrëfimit të asaj që ka ndodhur në katër prej zonave më të goditura, ku OJF ka ofruar ndihma për rindërtim. Mund ta gjeni ne websiten: www.echoesoftsunami.com

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button