Motivuese

“Unë nuk dua që ti të dorëzohesh”. Mesazhi i kësaj nëne do t’ju motivojë

– “Ma, mund të më ndihmosh të lidh këpucët, të lutem?”
– “Mund ta bësh edhe vetë, i dashur”.
– “E pse? Mamatë e tjera i ndihmojnë fëmijët e tyre”.
– “Unë ta kam treguar se si lidhen, ja po ta tregoj edhe një herë. Më pas duhet t’i lidhësh vetë. Jashiko mirë… U bë”.
– “Por ti lidhe vetëm një këpucë. Po tjetrën?”
– “Më kërkove ndihmë dhe ta dhashë. Tjetrën mund ta lidhësh vetë”.
– “Nuk jam i aftë”.
– “Je i sigurtë?”
– “Po”.
– “E provove ta lidhësh?”
– “E di që kam provuar. Nuk ia dal dot”.
– “Epo ndoshta nuk ke provuar aq herë sa duhet”.
– “Ti nuk më do…”
– “Vërtet mendon se mamaja duhet t’i bëjë gjërat e djalit të saj, në mënyrë që të tregojë se e do atë? Nuk është kështu, zemra ime. Unë mund të të mësoj t’i lidhësh këpucët, por më pas duhet t’i lidhësh vetë këpucët e tua. Nuk do të jem gjithmonë e pranishme në jetën tënde. Një ditë do tëgjendesh i vetëm dhe do të duhet të përballosh gjëra edhe më të vështira, se lidhja e një këpuce. Përpara gjërave të tilla, nuk mundem dot të të mësoj unë si t’ia dalësh mbanë. Duhet t’ia dalësh vetë, i vetëm. Duhet të provosh dhjetëra herë, derisa t’ia dalësh mbanë me vështirësitë. Unë nuk dua që ti të dorëzohesh. Nuk duhet të dorëzohesh asnjëherë. Më kuptove? Nuk dua që të thuash se nuk je i aftë të bësh diçka. Dhe beso tek vetja jote çdo ditë të jetës tënde. Mos dysho asnjëherëtek vetja. Provo, provo përsëri. Provo deri në momentin që do t’ia dalësh mbanë dhe do të dalësh rrugëve i lumtur që ia dole vetë”. Anonim

Back to top button