Letersi

“Vajtimi”, poezia e trishtë e Viktor Hygosë, për boshllëkun që lë pas humbja e një personi…

“Vajtimi” është një ndër poezitë më të bukura të Viktor Hygosë, kushtuar boshllëkut që lë pas humbja e një personi të dashur. Që nga mungesa fizike, e deri tek ajo shpirtërore më së shumti në rrethin familjar, autori ka shkruar një elegji për vdekjen, e cila përjetohet si një ngulja e një thike të ftohtë drejt e në shpirt. Padyshim kjo elegji ndihet më shumë e dhimbshme nga ata që e kanë përjetuar një humbje aq të madhe, sa ajo e një familjari apo miku mjaft të dashur. Nga vargu në varg, dhimbja bëhet edhe më e fortë, teksa autori mundohet të  kalojë nga e përgjithshmja (mungesa në natyrë) tek e veçanta (mungesa më e madhe që ndihet në familje).

“Vajtimi”
O shtigje ku lirshëm valëvitet bari,
Lugina, kodra e ti pyll q
ë oshëtin!
Çfarë është me ju e gjithë kjo heshtje varri?!
P
ër atë që iku e jo më nuk ka kthim!

Po pse kjo dritare tash vonë rri e mbyllur?
Dhe pse ky kopsht rri i heshtur e i shkret
ë?
O sht
ëpi, ku është i zoti që gjithmonë miqtë i ka pritur?
“Di vet
ëm që s’është e kurrë më s’do të jetë”.

E ti qen besnik, kush për ty do kujdeset?
S’ka dor
ë të të ushqejë më, këtu njeri s’ka.
F
ëmija i gjorë qan e kërkon të atin
e vejush
ë e zezë e qan e mallkon fatin.

Si iku ai kështu në errësirë?
O dhimbje q
ë godet pareshtur pamëshirë!
Ku shkoi vall
ë? S’përgjigjet asnjëri,
Ve
ç zërit tim të trishtuar, një dhimbje, elegji…

Back to top button