Bota

“Vatrat e zjarrit” / Ja harta e konflikteve aktuale. Dhe cilët mund të “shpërthejnë” në 2016-ën?

Shqetësimet në lidhje me Lindjen e Mesme, dhe veçanërisht Sirinë, e kanë zhvendosur vëmendjen nga kërcënimet e tjera. Por bota është e mbushur me vatra “zjarri”, në disa prej të cilave situata është më emergjente dhe konfliktet janë më të mundshme, ndërkohë që në disa të tjera, janë më të moderuara. Një analizë e të gjithë këtyre pikave të nxehta, bashkë me një renditje, një për një, të shteteve dhe zonave që mund të “shpërthejnë” në 2016-ën

Screen Shot 2015-12-20 at 5.32.15 PM

Nga Uri Friedman

Në verën e vitit 2012, rreth kohës kur planet e shpallura të ISIS-it për krijimin e një kalifati, meritonin vetëm një shënim të thjeshtë në një raport të Kongresit Amerikan mbi konflitin sirian, Robert Setlof argumentonte asokohe se në Siri po merrte formë një luftë civile, dhe se pasojat e saj të tmerrshme do të shtriheshin përtej vendit, ndërsa vetë amerikanët do të tmerroheshin nga aktet e Shtetit Islamik. Në mesin e skenarëve të mundshme, të cilat ai i parashtroi në “New Republic”, ishin një e kryengritje e ringjallur kurde në Turqi, dhe mijëra xhihadistë “që shkonin në Siri për të luftuar regjimin femohues alevit, duke e transformuar këtë vend të madh të Mesdheut lindor në pikën qëndrore të terroristëve të dhunshëm islamikë”. “Asgjë nga këto që po them nuk është fantazi”- siguronte lexuesit Setlof, drejtor ekzekutiv i Institutit të Uashingtonit për Politikat e Lindjes. Sot, këta të fundit s’kanë nevojë të binden…

[real3dflipbook id=”724″]


Leave a Reply

Back to top button