Një studim global ka gjetur prova të forta që një formë e re e koronavirusit është përhapur nga Evropa në SH.B.A.
Mutacioni bën që virusi të ketë më shumë të ngjarë të infektojë njerëzit, por nuk duket se i bën ata më të sëmurë sesa variacionet e mëparshme, raportoi të enjten një ekip ndërkombëtar i studiuesve. “Tani është forma mbizotëruese që infekton njerëzit”, tha Erica Ollmann Saphire nga Instituti La Jolla për Imunologji dhe Konsorciumi i Imunoterapisë Coronavirus, e cila punoi në studim. “Ky tani është virusi”.
Eksperimentet e ekipit tregojnë se versioni mutan është më infektiv sesa variacionet e tjera. Studiuesit e quajnë mutacionin e ri G614, dhe ai ka zëvendësuar pothuajse plotësisht versionin e parë – të quajtur D614 – që u përhap në Evropë dhe SH.B.A. CNN / bota.al