Aktori Wesley Snipes mund të dalë nga hijet e studios filmike “Marvel” për të realizuar pjesën më të re të filmit “Blade”.
Snipes në muajin korrik kishte njoftuar se është në bisedime me studion lidhur me të ardhmen e “Blade” dhe duket se këto bisedime janë duke shkuar mirë edhe tani.
“Ka gjithmonë një mundësi, e dini këtë. Është në duart e Marvelit”, ka thënë Snipes për HuffPost Live. “Ata janë duke kontrolluar çdo gjë. Bisedimet kanë qenë të mira”.
“Ata [Marvel] shohin vlerë të mirë në të. Edhe shohim vlera. Unë jam ende në formë për të përballuar rolin. Do të shohim si do të shkojë, por ende nuk e di se çfarë do të ndodhë”.