Histori

‘’Zotёsia mё e madhe ёshtё tё nёnshtrosh armikun pa luftuar’’. Sun Tzu dhe Arti i Luftёs

Emri i tij i vёrtetё ishte Sou Vou dhe lindi nё Lii An, tё mbretёrisё Chi (sot quhet Huming i krahinёs Shangtong). Nuk dihet me saktёsi dita dhe viti i lindjes, por thuhet se u lind nё mesin e shekullit  tё 6 para erёs sonё. Shkruajti librin e famshёm ‘’Arti i Luftёs’’, i cili pёrbёhet nga 13 kapituj. Sipas kronikografit tё njohur Sou Ma Cien, ky libёr , ishte arsyeja qё tёrhoqi vёmёndjen e mbretit Ho Lou, i cili i ngarkoi  nё vazhdim drejtimin e ushtrisё sё mbretёrisё sё tij. Pёr shumё vite me rradhё ushtria e kёtij mbretit fitonte vazhdimisht kundёrshtarёt e pёrhershёm tё tij dhe gjatё kёtyre luftrave vdiq edhe Gjenerali Sun Tzu. Edhe vetё mbreti vdiq rreth vitit 496 para erёs sonё.
Ata qё trashёguan Sun Tzunё ndoqёn kёshillat e librit tё tij, dhe si rezultat vazhduan tё kishin suksese  vazhdimisht. Mё vonё udhёzimet e tij  filluan tё harrohen dhe tё nёnvlerёsohen, dhe kёshtu erdhi dhe humbja e mbretёrisё Vou dhe kёshtu shteti u shpёrbё. Sun Tzu kishte pёrmbledhur tё gjithё diturinё e tij nё librin ’’ ARTI I LUFTЁS’’. Ёshtё njё libёr i vogёl qё pёrbёhet nga 13 kapituj. Nёpёrmes kёtij teksti Gjenerali i madh, shpjegon sekretet e luftёs, me njё mёnyrё  tё thjeshtё dhe tё qartё por edhe shumё tё ngjeshur gjithashtu. Nё tё gjitha idetё e tij duket kuptimi qёndror qё nuk ёshtё tjetёr pёrveç se qёllimit pёr tё shmangur  luftёn  dhe nё pёrgjithёsi tё arrijё tё jetё i suksesshёm pa u nevojitur tё pёrleshet. Thotё se nё tё vёrtetё lufta sjell pasoja shkatёrruese dhe shumё mё tepёr luftrat shumёvjeçare.
Çdo lider ushtarak, na thotё Sun Tzu, nёse do tё fitojё, duhet tё pёrdorё dinakёrinё, duhet tё njohё shumё mirё tё gjithё faktorёt qё influencojnё çdo situatё. Kёto faktorё janё: qёllimi i misionit tё tij, gjёndja e ushtrisё, fuqia e  ushtrisё sё armikut, terreni, moti dhe koha e disponueshme. Tek tё gjithё kёto faktorё duhet tё ketё njё vlerёsim  objektiv, dhe tё mos influencohet nga  opinionet e ndryshme  dhe tё mos veproje me rregulla stereotipe. Ne çdo rast duhet tё funksionojё sipas elementeve qё ka pёrpara tij.
Gjithashtu duhet tё shmangё veprimet e influencuara nga ndjenjat e ndryshme , duhet tё ketё njё mendje gjithmonё tё qetё dhe njё vlerёsim tё qёndrueshёm.Mos tё zemёrohet, pa keqardhje apo turp, pa hakmarrje, akoma dhe pa entusiazёm. Gjithmonё nё çdo mision , tё japё rёndёsinё mё tё madhe  manovrimeve dhe kurtheve, befasisё dhe lёvizjeve tё rrufeshme kur ti jepet mundёsia. Nёse nuk ka shumё mundёsi pёr tё fituar, ёshtё mё mirё tё braktisё luftёn. Thekson gjithmonё kёtё pjesё tё teksti tё tij ’’ Gjenerali i mirё fiton pa u pёrleshur fare’’. Vetёm kur tё mos kemi asnjё shpresё pёr tё marrё njё fitore tё tillё, vetёm atёherё jemi tё detyruar tё pёrplasemi detyrimisht.
Nёse pёrfundimisht do tё vendoset pёr luftё, atёherё dy janё mёnyrat qё duhet tё veprojnё trupat. Mёnyra e parё ёshtё sulmimi i menjёhershёm qё quhet sulm i pёrballshёm dhe ёshtё Forca Cheng. Mёnyra e dytё ёshtё afrimi dinak. Atёherё kur armiku nuk e pret. Kёshilla e Sun Tzu ёshtё tё pёrdoret sidomos mёnyra e dytё, Forca e sё cilёs quhet Chi.
Sun Tzu ёshtё gjenerali i parё qё sistemoi Teknikat e Strategjikёs, duke futur nё tё gjithashtu edhe filozofi Taoiste. Kёto kёshilla tё Sun Tzu ёshtё baza e stёrvitjes e tё gjithё trupave ushtarakё, ashtu si edhe tё atyre qё janё drejtues  njerёzish pёr çdo lloj veprimi njerёzor.  Dhe pikёrisht aty gjendet edhe vlera e tij mё e madhe, pasi nё kёtё mёnyre ky libёr bёhet diakronik (pёrhershёm). Njё vepёr qё u shkrua 2 500 vite mё parё dhe ёshtё njё udhёzues pёr njeriun e sotёm dhe pёr shumicёn e situatave tё qytetёrimit tonё.  Janё tё shumtё ata qё e kanё si njё shembull Strategjie efektive, si pёr shёmbull ushtarakё, akademi ushtarake nё pёrgjithsi, por edhe njerёz tё letrave dhe tё Shkencave Bashkёkohore.
Sun Tzu arriti tё fitonte atё qё tё tjerё e quanin krejt tё pamundur tё arrihet. Njё fakt i njohur ёshtё  kur u kritikua nga gjeneralёt e tjerё, atёherё kur gjendej nё terren inferior dhe i nevojiteshin pёr ditёn tjetёr mbi 2 000 shigjeta, tё cilat nuk i kishin. Atёherё Sun Tzu dёrgoi natёn dy anije  tё mbushura me kashtё, tё lundronin nё lumin qё kishin afёr, kundёr armikut. Armiqtё tё cilet kujtuan se po i sulmonin natёn  , qёlluan dhe i mbushёn varkat me shigjeta, tё cilat i mblodhёn ushtarёt e Sun Tzu, dhe ja dorёzuan gjeneralit tё tyre i cili ja u dha gjeneraleve tё tjerё, duke u thenё se asgjё nuk ёshtё e pamundur.
Disa fragmente nga ‘’ Arti i Luftёs’’ :
‘’Mendohuni mirё dhe me maturi para se tё bёni njё lёvizje’’
‘’Mosbёrja e gabimeve ёshtё ajo qё themelon sigurinё e fitores’’
‘’Nuk ekziston asnjё shembull i ndonjё shteti qё doli i fituar nga njё luftё qё zgjati shumё’’
‘’Tё filloni me brohoritje luftёn dhe mё pas tё trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon njё mungesё tё madhe informacionesh’’
‘’Zotёsia mё e madhe nё luftё ёshtё tё nёnshtrosh armikun pa luftuar’’
‘’Qёllimi i luftёs ёshtё paqja’’.

bota.al

Leave a Reply

Back to top button