FilozofiMAIN

Zoti i Kohës – Të menduarit mbi vdekjen të ndihmon ta jetosh më mirë jetën

Nga Oliver Bateman 

Në filmin klasik të Xhon Hjuston, Beat the Devil (Të mposhtësh Djallin), aktori Piter Lor bën një diskutim të përmbledhur mbi natyrën e kohës: “Çfarë është koha? Zviceranët e prodhojnë. Francezët e grumbullojnë. Italianët e shpërdorojnë. Amerikanët thonë se koha është para. Hindutë thonë se ajo nuk ekziston. A e dini se çfarë mendoj? Unë them se koha është një mashtruese.

Në fakt Lor ka deri diku të drejtë mbi natyrën iluzive të kohës. Me çdo sekondë që kalon, ne e humbasim atë. Ata që janë të mbingarkuar nga përgjegjësitë – unë ju, gjithë të tjerët – mund të thonë se po u “vidhet koha”. Dhe pikërisht në këtë lumë të rrjedhshëm të kohës së humbur, shkrimtarja dhe artistja Xheni Odëll, autore e librit “Si të mos bësh asgjë:Rezistenca ndaj ekonomisë së vëmendjes” të vitit 2019, vjen së fundmi me një këshillë të re mbi kursimin e ri të kohës:Zbuloni një jetë përtej orës.

Duke qenë një historian në profesion, e di se vetmja gjë që nuk e bën historia, për mirë a keqqoftë, është të përsëritet. Ajo që kam kërkuar unë është diçka që nuk do ta kem kurrë:më shumë kohë. Jo kohë më të mirë dhe as më kuptimplote, siç propozon Odëll në librin e saj tëfundit, por thjesht më shumë kohë sa i përket sasisë.

Sepse ndërsa nuk dua të jetoj përgjithmonë, shpresoj të jetoj mjaftueshëm për të bërë gjithçka që jam zotuar të bëj. Si për shembull të ndihmoj vajzën time të kalojë në moshën madhore dhe të kujdesem prindërit por edhe bashkëshorten time në pleqëri.

Odëll e nisin librin me një mënyrë shumë premtuese. Rreshti hapësAsgjë nuk është më e vështirë sa të bësh asgjë. Por shumë shpejt bëhet e qartë se Odëll, një person pa dyshim i privilegjuar që ka pasur shumë kohë të lirë gjatë studimeve të saj akademike, nuk ka asgjë për të më ofruar mua, një njeri që ka punuar 40 orë në javë që nga ditëlindja e tij e 16-të.

Odëll shëtit vazhdimisht në natyrë dhe është e njohur me të gjithë analizat shqetësuese mbi vdekjen për shkak të ngrohjes planetare. Ajo e shfrytëzon rastin për ta vendosur emergjencën e klimës në një diskutim mbi mënyrat se si grekët e lashtë përcaktonin kohën: Chronos – koha si një lloj përparimi linear përpara – dhe Kairos – një krizë ose ndërprerje në kohë.

Ne të gjithë jetojmë në një kohë lineare, por përjetojmë kujtime – përmbytje dhe zi buke – të krizave të përhershme ku jemi gjendur. Që nga shfaqja e qytetërimit, njerëzit e kanëperceptuar gjithmonë veten si duke jetuar në një kohë të huazuar.

Dhe kjo është e vërtetë sepse thotë J.R.R.Tolkien ne jemi gjithmonë “njerëz të vdekshëm, qëjemi të dënuar të vdesim”. Është qasja ndaj vdekshmërisë, ajo që ndan veprën e Odëll Katër mijë javët e Oliver Burkeman, një titull që i referohet jetëgjatësisë mesatare të njeriut.

Odëll, ateiste, është e shqetësuar me dëmtimin e klimës në të gjithë ekosistemin. Burkeman,kulturalisht hebre, është i shqetësuar mbi përpjekjen për të pasur një jetë të ekuilibruar dhe të moderuar në sasinë e kohës që na është caktuar këtu në Tokë. Dhe është pikëpamja e këtij tëfundit, ajo që më ka tërhequr gjithmonë.

Toka mund të ketë fund, por për ne që jemi rritur me çdo gjë që i ngjan një botëkuptimi koherent fetar, dhe që tani po përpiqemi të krijojnë një familje, gjithçka ka marrë fundtashmë. Kur im atë ishte shtrirë në shtratin e vdekjes – vdiq në shtratin e tij në shtëpi – më tha se gjithmonë e kishte menduar se ishte më e lehtë të vdiste së bashku me miliona të tjerë gjatëpërplasjes së një meteori me Tokën apo një konflikti global, sesa në heshtje dhe në shtëpi si një plak dhe një njeri fizikisht i dobët.

Ai ishte një lloj mendimi narcisiste trashëgoi nga babai i tij, i cili e përçmonte jetën civilepas kohës së kaluar si marinar në një nëndetëse të Luftës së Dytë Botërore, sepse ajo nuk ofronte asnjë premtim për një vdekje kolektive që do të shërbente për një sagë të madhe heroike.

Siç e pranon edhe Odëll, sot jemi të bombarduar me alarme të përditshme për një krizë apo tjetrën. Pra kërkohet një akt vullneti për të na kujtuar se vdekja e dikujt, nuk është një ngjarje aq domethënëse, sa të përkojë me fundin e jetës siç e njohim ne. Ajo do të përkojë vetëm me fundin e jetës siç e njohim tani.

Prandaj është e çuditshme që Odëll citon filozofin katolik Zhozef Piper, sipas të cilit përgatitja për vdekjen qëndron pas gjithçkaje të shkruar aty. Për Piperin e devotshëmfetarisht, por edhe si për filozofin danez Soren Kierkegard, jeta është një përgatitje për përjetësinë.

Unë e kuptoj se si koha, sipas historianit Fernand Brodel, kalon ngadalë si për strukturat e palëkundura të shoqërisë, ashtu edhe për individë si unë. Por më e rëndësishmja, në një mënyrë që asnjë prej këtyre librave nuk e thekson në kohë, unë e di që do të vdes.

Babai dhe nëna ime nuk pushuan kurrë me këto kujtime, të cilat u bënin jehonë atyre të Epiktetit:Çfarë dëmi është kur puth fëmijën tënd të vogël dhe t’i thuash:Nesër do të vdesësh?”. Kur nëna ime dhe unë lexonim The Phantom TollboothNorton Juster– libri im i preferuar në vitet e para të shkollimit tim – ne do të zgjateshim gjatë pasazheve mbi kohën.

Libri përshkruante në mënyrë të shkëlqyer mënyrat se si e humbim kohën, Ai thoshte se kemi aq kohë sa do të na jepet:“Koha është një dhuratë, që ju jepet për t’ju dhënë kohën që ju nevojitet”. Ose siç shprehet Kierkegard:Të mbarosh punë me jetën para se jeta të ketë mbaruar me ty, do të thotë pikërisht të mos kesh mbaruar detyrën.

Për ata nga ne i kanë parë tashmë të vdesin prindërit tanë dhe shumë nga të afërmit tanë të afërt sidomos për njerëzit si unë, që nuk ndajnë besimin e Pieper dhe Kierkegard mbi përjetësinë – ky është një ngushëllim i vakët. Megjithatë mbetet një ngushëllim. Ne jemi duke pasur parasysh kohën që na duhet për të pasur kohën e jetës sonë, dhe jo më shumë.

Siç shprehet filozofi gjerman Martin Haideger, jetët tona përkufizohen nga fundësia.

Ne ekzistojmë në një gjendje “ të qenit-drejt-vdekjes”:një gjendje magjepsëse, qoftë vetëm për ne personalisht apo për familjet dhe miqtë tanë, që do të zgjasë derisa të marrë fund ajo. Nuk ka asnjë mënyrë për të blerë më shumë kohë, për të humbur kohë dhe madje në analizën përfundimtare as për ta kursyer atë. Ju do të merrni aq kohë sa do t’iu jepet. / Unherd” – Bota.al

Back to top button