Psikologji

4 shenja që tregojnë se po e humbet kontrollin e jetës tënde

Çdo person është përgjegjës për jetën e tij, kështu që askush tjetër nuk mund të ketë kontroll mbi të dhe në rast se kjo ndodh, gjërat nuk janë në rregull.

A është e mundur të identifikojmë se po humbim kontrollin e jetës sonë? Natyrisht, ka shenja shumë të qarta që nganjëherë mund të kalojnë pa u vënë re, por në këtë artikull ne do t’jua bëjmë të ditur:

  1. Ju nuk jeni të qartë në lidhje me qëllimet tuaja

Kjo është një shenjë e qartë për humbjen e kontrollit sepse nuk e dini se ku dëshironi të shkoni. Natyrisht që mund të bëni shumë përpjekje, por nëse këto përpjekje nuk kanë kuptim dhe drejtim, e cila është gjëja që ju jep qëllime, atëherë ato pak do të vlejnë.

  1. Dorëzoheni kollaj

Ju nuk jeni në gjendje për të kapërcyer vështirësinë më të vogël dhe dorëzoheni pa luftuar. Duke humbur aftësinë për të luftuar vështirësitë ose duke mos patur forcën për të kapërcyer një pengesë, ju tregoni se keni humbur shumë kontroll mbi jetën tuaj dhe nuk jeni në gjendje të fitoni forcë nga vetja.

  1. Pak gjëra ose asgjë ju motivojnë

Motivimi për të arritur rezultate në jetën tonë është shumë i rëndësishëm, sepse është forca lëvizëse që na çon përpara, për të luftuar dhe për të gjetur atë që duam. Kur e humbni motivimin, thjesht lini të rrëmbeheni nga jeta dhe nuk jeni ai që udhëzon drejtimin dhe kuptimin e jetës suaj.

  1. Ju nuk jeni të lumtur

Pa marrë parasysh se çfarë situate jeni, lumturia është diçka që vjen nga brenda, jo diçka që ka të bëjë me mjedisin tuaj. Nëse nuk mund të jeni të kënaqur me atë që keni tani, çfarëdo që të keni në të ardhmen, do të jetë shumë e vështirë për ju që të jeni të lumtur.

Kur ju jeni në kontrollin e jetës tuaj, ju mund të vazhdoni dhe të realizoni ëndrrat tuaja, kur humbni kontrollin, ndaleni dhe filloni të keni stanjacion në çdo drejtim.

Leave a Reply

Back to top button