Teknologji

5 lojërat më të suksesshme në pajisjet Apple

Dong Nguyen, zhvilluesi i lojës “Flappy Bird” fitonte rreth 50.000 $ në ditë përpara se të shkëputej nga kjo lojë e cila dukej se po krijonte varësi.

clashh2

Edhe tani, pas tetë muajsh ai është duke fituar shuma të mëdha parash kjo falë miliona njërëzve të cilët e kanë instaluar lojën “Flappy Bird” ne celularët apo tabletat e tyre. Loja “Flappy Bird” është vetëm një nga shembujt e lojërave të celularëve të cilat janë kthyer në biznese miliona dollarësh. Lojëra të tilla janë shumë tërheqëse nga dizenjimi i tyre aq sa mund të krijojnë varësi duke e bërë ende më të vështirë shkëputjen prej tyre. Nëpërmjet tarifave të vogla dhe aplikacionet e tyre ju mund të shkëmbeni para tuaja me mallra virtuale. Ky mekanizëm i thjeshtë dëshmon të jetë shumë efektiv përderisa tërheq rreth 50.000 përdorues të rinj çdo ditë. Më poshtë radhiten lojërat më fitimprurëse në iOS. Përkrah përshkrimeve të lojërave kemi vendosur dhe të ardhurat e përditshme që vijnë nga këto lojëra. Duke parë këtë dëshmohet se sa qesharake mund të duket por ja që ekzistenca e këtyre lojërave sjell fitime të mëdha monetare.
1. “Clash of Clans” (1,387,620$ në ditë)
Një lojë me strategji luftarake, në të cilën ju mund të krijoni mbretërinë tuaj, duke e mbrojtur atë nga armiket dhe duke luftuar lojtarët nga e gjithë bota.
2. “Candy Crush Saga” (1,097,578$ në ditë)
Një lojë e këndshme me një grafikë shumëngjyrëshe dhe rregulla të thjeshta. “Candy Crush Saga” ju lejon të luani me miqtë tuaj për të parë kush është më i mirë në mbledhjen e ëmbëlsirave. “Candy Crush Saga” ofron qindra nivele sfiduese të cilat shtohen çdo 2 javë.
3. “Game of War – Fire Age” (710,273$ në ditë)
E ngjashme me lojën “Clash of Clans” edhe loja of’ War – Fire Age” lejon të merrni rolin e sundimtarit të mbretërisë që ju keni krijuar. Mund të ndërtoni një perandori të tërë, të trajnoni heronj, bëni armë artizanale dhe të krijoni aleanca kundrejt lojtarëve të tjerë. Loja lejon të ecni sikur të ishit ju mbreti dhe të luftoni kundër lojtarëve të tjerë në kohë reale. Aspektet sociale dhe strategjitë e luftës që përdoren në këtë lojë bëjnë që te jetë sa me atraktive për lojtarët që e luajnë.
4. “The Simpsons™: Tapped Out” (336,687$ në ditë)
Të gjithë i pëlqejnë Simpsons apo jo? Loja e e njohur si “The Simpsons™: Tapped Out “. Ju mund të ndërtoni livadhe në terren, të përmbushni detyrat dhe sfidat që ju dalin përpara, të konkurroni me miqtë tuaj.
5. “Hay Day” (265,706$ në ditë)
Është koha ta bëni realitet ëndrrën tuaj duke krijuar vetë fermën tuaj me shpendë. Kjo është një nga arsyet pse loja “Hay Day” është kthyer në një nga lojërat më popullore në treg. Ashtu si në lojën “Clash of Clans” ju lejon të krijoni diçka tuajën dhe të dominoni botën… ose qytetin në këtë rast. Me lojën “Hay Day” ju mund të rregulloni fermën tuaj, të rrisni kafshe, të mbillni bimë dhe të kaloni sfida të ndryshme që ju dalin përpara. Ju gjithashtu mund të bëni tregti me lojtarët e tjerë dhe të bëni miq. Të gjitha këto prezantohen nga një grafike e mrekullueshme 3D.

Leave a Reply

Back to top button