Teknologji

“Amazon”, telefoni 3D qe orientohet me fytyre

amazonModeli i ri i telefonit, dhe shumë i përfolur nga Amazon, pritet të debutojë në 18 qershor, dhe i njëjti thuhet se do ta përdor teknologjinë e Okao Vision në mënyrë që funksionaliteti i formatit 3D të vihet në punë, thuhet sipas një raporti të fundit.

E krijuar nga Omron dhe e modifikuar nga inxhinierët e Amazon, Okao Vision do t’ia mundësojë telefonit ta gjejë fytyrën e përdoruesit për të naviguar në ndërfaqen e telefonit, në sajë të një koleksioni prej katër kamerave të para-montuara, të cilat përdorin teknologjinë infrared.

TechCrunch pretendon se Okao do t’i kombinojë të dhënat nga kamera me gyro-sensor dhe akselerometrin e telefonit që t’i procesojë lëvizjet e telefonit që lidhen me fytyrën.

Softueri i Omron është gjithashtu i aftë për t’i njohur fytyrat, dhe për përcaktimin e një spektri të gjerë të informatave, duke përfshirë moshën, gjininë, dhe për ta vlerësuar etnicitetin e përdoruesit, por është e paqartë nëse ndonjë nga këto karakteristika do të përfshihet në telefonin e ri të Amazon, i cili besohet se do të prezantohet zyrtarisht, së shpejti./Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button