Teknologji

Android M, surprizat e reja të Google

Screen Shot 2015-05-27 at 18.55.45

Sipas Android Police, Google me prezantimin e Android M synon të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë dhe shfrytëzimin e memorjes RAM. Të gjitha gjasat janë që Google të publikuar një ndërtim për zhvilluesit gjatë konferencës I/O.

Ky ndërtim do të ketë probleme të shumta por që do të na shërbejë për të hyrë më në detaje të risive që do të sjelli ky system operativ. Mbase për të arritur këtë Google po drejtohet nga shërbimet e Google Play të “përpijnë” RAM-in në sfond. Gjithashtu edhe funksionalitetet e sistemeve të pozicionimit global (GPS) shfrytëzojnë një pjesë të konsiderueshme të memorjes.

Por problem ngelet edhe jetëgjatësia e baterisë. Për këtë Google po punon në një projekt të quajtur “Volta” e cila premton një performancë shtesë të baterisë. Nëse Android M arrin të përmirësojë baterinë njëkosisht duke rritur performancën e memorjes RAM, jua garantojmë se ky version i ri do të mirëpritet gjerësisht. (PCWorld Albanian)

Leave a Reply

Back to top button