Teknologji

Aplikacioni që pengon përgjimin

Screen Shot 2015-03-07 at 22.51.12

A nuk doni që dikush tjetër t’ju lexojë mesazhet tekst, t’ju shikojë fotografitë, videot ose bisedat telefonike? Ka një aplikacion për këtë. Një aplikacion i iOS i quajtur Signal është një projekt nga Open Whisper Systems, një bashkësi jo-fitim prurëse krijoi aplikacionin që do i vështirësojë punën qeverisë apo ndonjë personi për t’ju spiunuar. Aplikacioni ka marrë vlerësime të larta nga American Civil Liberties Union dhe Electronic Frontier Foundation si një zgjidhje gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e privatësinë tuaj. Versioni i dytë i aplikacionit, i cili u lançua këtë javë në App Store, bën të mundur dërgimin e mesazheve të enkriptuara me tekst, foto dhe video falas nga iPhone në iPhone. Për ata që duan të ndajnë me miqtë e tyre në Android, organizata ka aktualisht dy aplikacione në Android – TextSecure dhe RedPhone – që duhet të kombinohen për të bërë të njëjtën gjë siç Signal bën në IOS. TextSecure është zgjidhje për mesazhet me tekst dhe RedPhone është i koduar për thirrjet telefonike. Plani është për të kombinuar këto të dy në një aplikacion Android për përdoruesit e Signal.

Leave a Reply

Back to top button