Uncategorized

Arsyet se pse ka rëndësi paraqitja dhe mbajtja e vetes

Jemi pjesë e një shoqërie tepër paragjykuese dhe secili nga ne ka pasur momente kur mund ta ketë ofenduar dikë qoftë përballë, qoftë prapa krahëve për veshjen apo paraqitjen e tij/saj. Ndoshta jemi penduar më vonë për atë që kemi bërë, por ashtu siç e ka thënë edhe populli, fjalët vrasin më tepër se plumbi. Me fjalët tona, ne i kemi dhënë rëndësi pamjes së dikujt.

Për të qenë realistë, pavarësisht se mund të bëjmë idealistin e të themi se mbajtja e vetes nuk është e rëndësishme, pasi vlerën më të madhe e ka personaliteti, prapë edhe paraqitja ka rëndësinë e vet. Nëse dukesh mirë, ndihesh mirë. Çdo person do të duket më së miri. Nga ana tjetër, paraqitja e jashtme ndikon edhe në personalitetin tonë.

Personat anembanë botës shpenzojnë miliona lekë për t’u dukur bukur. Ata bëjnë kirurgji plastike, shkojnë përherë në qendra kozmetike, bëjnë trajtime të shumta vetëm për t’u dukur bukur. Por pse? Pse duhet që të dukemi mirë? Këto janë disa arsye :

– për t’u bërë përshtypje të tjerëve (të gjithëve na pëlqen sadopak vëmendja, edhe pse mund të mos e pranojmë).

– për t’u dukur sa më mirë në vendin e punës, në shkollë, apo në kafe me shoqërinë.

– për t’u ndjerë mirë, pasi të dukesh mirë, do të thotë edhe të ndihesh mirë.

– për të qenë të pëlqyer nga të tjerët, sepse një person i paraqitshëm pëlqehet prej të tjerëve.

– për të ndëtuar vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e duhur.

– për të plotësuar personalitetin, pasi një paraqitja është një plus shumë i madh në ndërtimin dhe plotësimin e personalitetit tonë.

Çdo person dëshiron të duket bukur dhe shpenzon kohë për ta arritur këtë gjë. Një person që e mban veten, pëlqehet edhe më shumë në shoqërinë tonë. Por të mbash veten, nuk do të thotë të shpenzosh shumë, pasi këtu shumica gabohen. Të mbash veten do të thotë të kesh stil në veshje dhe talent për t’u lyer siç duhet. Lyerja nuk duhet të jetë e ekzagjeruar dhe veshja jo domosdoshmërisht duhet të jetë e shtrenjtë. Mund të visheni edhe lirë, por të dukeni bukur, sepse e dini se çfarë zgjidhni. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button