Teknologji

Bëhet gati “vrasësi” i iPhone 6

killer

Kompania Microsoft është duke punuar në telefonin e ri Lumia 1030, i cili po cilësohet se mund të jetë më i suksesshëm sesa iPhone 6 nga Apple. Një prototip i pasardhësit të Lumia 1020 është shfaqur përkrah iPhone 6, duke paralajmëruar se kjo pajisje do të ketë ekran më të madh sesa telefoni i Applet. Në fotografinë e publikuar nga PhoneArena, gjithashtu vërehet kamera PureView, e cila dominon në pajisjet e Microsoftit. Më parë ishte bërë e ditur se telefoni misterioz do të ketë një ekran 1920×1080 Full HD dhe 2 gigabajt ram. Pajisja gjithashtu do të jetë e fuqizuar nga sistemi i ri operativ Windows Phone 8.1, transmeton koha.net. Microsofti besohet se është duke zhvilluar telefonin e ri nën emrin e koduar McLaren, por ende nuk e ka zyrtarizuar atë.

Leave a Reply

Back to top button