Uncategorized

Belgjika rihap kufijtë për udhëtarët e BE-së

Belgjika njoftoi të mërkurën se me 15 qershor do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe Britanina.

Kryeministria Sophie Wilmes njoftoi masën pasi Belgjika doli nga bllokimi tre mujor i koronavirusit, duke shtuar se baret dhe restorantet do të rihapnin më 8 qershor. “Nga 8 qershori gjithçka do të lejohet, me përjashtime,” tha Wilmes në një konferencë shtypi pas një takimi të këshillit të sigurisë kombëtare të vendit. “Virusi është ende midis nesh, ai është akoma duke marrë jetë njerzish dhe ka të ngjarë të marrë edhe më shumë, dhe sigurisht nëse nuk jemi vigjilentë,” shtoi ajo, duke thënë se tubimet e mëdha do të mbeten të ndaluara deri më 31 gusht. Klubet e natës gjithashtu nuk mund të hapen para fundit të gushtit. Wilmes tha se aktivitetet kulturore do të vazhdojnë pa spektatorë deri në 1 korrik, kur kinematë dhe hapësirat e tjera kulturore mund të hapen me një maksimum prej 200 personash. Palestrat mund të rihapen nga e hëna.

Belgjika, ku Bashkimi Evropian dhe NATO kanë selitë, e vendosi bllokimin e saj të koronavirusit më 18 mars. Me 9.522 të vdekur nga virusi, përfshirë edhe në shtëpitë e përkujdesjes, Belgjika me popullsi të dendur ka numrin më të larta në botë të vdekjeve për banorë nga Covid-19. Por rastet kanë rënë në mënyrë dramatike ditët e fundit, me vetëm 70 infeksione të reja të konfirmuara të martën.  France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button