Enigma

Berberi fantazmë në shërbim të Hitlerit

screen-shot-2016-11-22-at-11-27-38

Në verën e vitit 1942, mes banorëve të Pascagoulas (Mississipi) u përhap paniku. Një person i panjohur futej natën në dhomat e gjumit dhe u priste flokët personave që ndodheshin aty. Rasti i parë u regjistrua në fillim të qershorit, në dëm të dy vajzave që flinin të qeta në shtretërit e tyre në konventën e Zonjës Sonë të Fitoreve. Vazhdoi një seri episodesh të ngjashme. Policia nuk po mund të bënte asgjë dhe me këtë rast u mor edhe agjencia e hetimeve Pinkerton, më e rëndësishmja në Amerikë.

Në fillim u akuzuan dy afro-amerikanë, por në gusht, shefi i policisë shpalli kapjen e “berberit fantazmë”: një farë Uilliam Dolan, kimist 57-vjeçar i lindur në Amerikë, por i arsimuar në Gjermani. Shumë fije flokësh ishin gjetur pranë dhe në banesën e tij.

Dolani u gjykua për agresion dhe njerëzit nisën të dyshojnë se ai ishte pjesë e një “kolone të pestë” filonaziste: flokët, u tha atëherë, do të shërbenin për rrjetat e syzeve që përdornin bombarduesit gjermanë. U dënua me 10 vite burg, por 6 vjet më vonë, cështja u rihap. Dolani kaloi testin e makinës së të vërtetës dhe doli nga burgu. Dhe berberi u kthye sërish në fantazmë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button