Teknologji

Cfarë ishte Tweet-i misterioz i koduar i NSA-së?

nsa tweetKur National Security Agency nxorri një Tweet misterioz të hënën, të mbushur me (jo)fjalë të tilla si “tpfccdlfdtte”, bota e internetit u bë konfuze por edhe u intrigua. A mos ishin të pirë ata të NSA-së? A mos një mace kishte shëtitur mbi tastierën e kompjuterit të dikujt? Ose ndoshta agjencia e spiunazhit, që gjendet nën një rebesh kritikash për faktin që ka spiunuar amerikanët, kishte nxjerrë aksidentalisht një sekret të sajin – një mesazh të koduar e të klasifikuar që nuk duhej të dilte në sytë e publikut.

E vërteta doli të ishte më pak skandaloze. Të apasionuarit e internetit, “të armatosur” me mjete për zgjidhje enigmash, e zgjidhën brenda pak minutash misterin.

Doli që tweet-i i pakuptimtë ishte një mjet i koduar rekrutimi nga NSA, e cila po kërkon thyerës kodesh që të ndihmojnë në ckodimin e mesazheve nga terroristë të dyshuar. Twee-te ishte një “shifër bazë zëvendësimi”, një kod në të cilin secila gërmë e alfabetit është e zëvendësuar nga një tjetër.  I deshifruar, kodi donte të thoshte: “Doni të dini cfarë duhet për të punuar në NSA? Rikthehuni cdo të hënë pasi po eksplorojmë karriera që na duhen për të mbrojtur kodin tonë”.

 

Leave a Reply

Back to top button