Uncategorized

Çfarë lloj maskash duhet të përdorim?

Qendra për Kontrrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon përdorimin e një një maske me material rrobe qoftë kjo një maskë profesionale ose një variant i bërë në shtëpi.

QKPS këshillon në mënyrë të qartë mospërdorimin nga publiku i gjerë të maskave kirurgjikale të cilat i vendosin mjekët dhe infermierët. Këshillonhet gjithashtu mospërdorimi nga publiku i gjerë i  respiratorëve N95, të cilët janë maska ​​më komplekse, të shtrenjta dhe përshtaten më mirë në fytyrë.

Maskat kirurgjikale dhe respiratorët N95, “janë furnizime kritike që duhet të vazhdojnë të jenë të rezervuara për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për personat që punojnë në vijën e parë” rekomandoi agjencia.

Ekziston një mungesë serioze e paisjeve mjekësore , përfshirë maskat, për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ka raporte që mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor përdorin shalle si maska ​​dhe qese plastike si veshje. QKPS duke pasur parasysh mungesat ka rekmanduar maska të bëra vetë në shtëpi për punonjësit e kujdesit mjekësor, kur nuk ka mundësi të tjera.
“Jam i shqetësuar se duke u thënë njerëzve të veshin maska ​​do të mbarojë furnizimet që tashmë janë të dobëta, por që janë të nevojshme nga mjekët dhe infermierët,” tha Jennifer Nuzzo, një epidemiolog në Universitetin Johns Hopkins. “Nëse jemi në gjendje ta rregullojmë këtë zinxhir furnizimi, do të ndjehem më pak i shqetësuar.”

Kompanitë private dhe zyrtarët publik janë duke garuar për të rregulluar mungesën e paisjeve mjekësore. Por deri sa të jetë rregulluar, është e rëndësishme që furnizimet ekzistuese të maskave ​​kirurgjikale dhe respiratorëve N95 t`ju lihen punonjësve të kujdesit shëndetësor, të cilët janë duke shpëtuar jetë njerëzish nga kjo pandemi. / Vox-bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button