Teknologji

Cfarë po i ndodh kështu Twitterit?

twitter-1Twitter prezantoi veçoritë edituese të fotografisë në një përditësim që e bën rrjetin social shumë të ngjashëm me atë të Instagram. Kompania e përditësoi aplikacionin për sistemet iOS dhe Android të martën me disa filterë të rinj për t’i dhënë efekte të ndryshme fotografisë në mënyrë që përdoruesit të kenë kontroll më të madh në atë se si fotografia duket. Filterët mund të përdoren pasi që një fotografi të shtohet në cicërimë, ku më pas shfaqet menyja e editimit të fotografisë. Më herët, parashikimet se si dukej fotografia shfaqeshin në një rrjet më të madh, por menyja e filterëve të rinj të Twitter-it tani i shfaqë parashikimet në fund të ekranit, duke e bërë kështu këtë veçori shumë të ngjashme me atë të Instagram.

Leave a Reply

Back to top button