Teknologji

Cia “tallet” në twitter: Nuk e dimë a jemi ne…

cia twitter“Nuk mund të konfirmojmë apo as mohojmë që ky është publikimi ynë i parë në twitter”, ka deklaruar CIA në rrjetin e saj zyrtar twitter duke shfaqur një sens të theksuar  humori. Pak orë pas hapjes së llogarive në rrjetet sociale, facebook dhe twitter, CIA ka bërë publikimin e saj të parë duke u shfaqur dyshuese por edhe qesharake. Agjensia Qëndrore e Inteligjencës, ka lënë pa fjalë mijëra ndjekës së saj në rrjetin social pas këtij publikimi. Rreth 30 minuta pas hapjes së  llogarisë, CIA kishte  rreth 27 mijë ndjekës të cilët sa vjen edhe shtohen.  Sipas agjensisë Twitter-i, do të përdoret  për të lëshuar dokumente dhe deklarata që kanë të bëjnë me çështje të lajmeve, kur ato të  ndodhin: “Duke u angazhuar nëpërmjet  këtyre platformave, CIA do të mund të lidhet më drejtpërdrejt me publikun dhe të japë informacione  mbi misionin e saj, historinë dhe zhvillime të tjera”, ka bërë me dije drejtori i CIA-s, John Brennan në një njoftim publik. /Shekulli/

Leave a Reply

Back to top button