Psikologji

Ç’ndodh kur lumturia varet nga të tjerët…

Nëse lumturia jote varet nga ajo që bën dikush tjetër, mendoj se vërtetë e ke një problem

Richard Bach

Reflektoni për një moment mbi lumturinë që është ose nuk është në jetën tuaj. Nga se varet kjo lumturi? Nga ju? Nga të tjerët? Një gabim që ne shpesh bën dhe që na bën të ndihemi të palumtur është fakti i të qenit të varur nga të tjerët, në mënyrë që të ndihemi mirë. Nëse të tjerët nuk janë të lumtur, as ne nuk jemi, por në fakt nuk funksionon kështu!

A e identifikoni veten me këto fjalë? Ndoshta me disa nga situatat që do të flasim po.

Dakordësimi me të tjerët

Në jetë ne gjithmonë përpiqemi të biem dakord me të gjithë. Me cilin qëllim? Të shmangim që të flasin keq për ne, duke shmangur debatet, duke shmangur ndjenjën e keqe dhe duke u ndjerë fajtorë … Në fund të fundit, për sa kohë që mundemi, përpiqemi të bëjmë atë që të tjerët presin nga ne, për të shmangur krijimin e konflikteve.

Por gjërat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Nëse dy njerëz mendojnë ndryshe dhe krijojnë një konflikt, mos u ndjeni keq apo fajtorë! Ne të gjithë duhet të respektojmë mendimet e ndryshme nga tonat dhe nëse dikush nuk mendon si ne, nuk duhet të ndihemi keq për këtë.

Frika jonë është që ndihemi fajtorë. Edhe ju bëni gjithçka për të shmangur komplikimet dhe për të qenë “të lumtur”? Lumturia fillon me veten dhe ju nuk mund t’i shtypni ndjenjat tuaja nga frika se të tjerët janë të pakënaqur. Lumturia juaj fillon kur i jepni vetes, vlerën që e meritoni.

Mësoni të jeni të lumtur

Nëse lumturia juaj varet nga të tjerët, do të vijë momenti kur do të kuptoni se nuk jeni aspak të lumtur. Ju jeni në të vërtetë duke kërkuar lumturinë e të tjerëve dhe jo tuajën. Kërkoni për sigurinë për të shmangur një diskutim, gëzimin e të qenit të kënaqur me të gjithë, por në realitet jeni vazhdimisht të brengosur për mbajtjen nën kontroll të gjithçkaje.

Mjaft u ndikuat prej opinioneve të të tjerëve! Ju duhet të besoni në veten tuaj, në mundësitë tuaja dhe mos të vareni nga miratimi i atyre që janë përreth jush, për të qenë të lumtur. Ju nuk duhet të keni gjithçka nën kontroll, ju nuk keni pse të kënaqni të gjithë. Është një detyrë e pamundur dhe vetëm do të përfundoni duke u ndjerë të frustruar.

Ju nuk keni nevojë të bini dakord me të gjithë ose të ndiheni përgjegjës për çdo situatë. Pranoni faktin se lumturia e të tjerëve nuk duhet të jetë dhe nuk është e juaja, se gjithmonë do të jetë dikush me të cilin ju nuk do të bini dakord dhe kjo është diçka që ju nuk mund ta shmangni në asnjë mënyrë. Mësoni të jeni të lumtur përkundër kritikave, refuzimit dhe konfliktit … Mendoni për veten tuaj së pari, jo për të tjerët. Jini egoistë për një herë në jetë, nuk është gabim.

Një çështje qasjeje

Së pari, trajtimi i situatës nuk do të jetë i lehtë. Me inercinë ju do të vazhdoni të doni t’i pëlqeni të tjerëve dhe të keni gjithçka nën kontroll për të shmangur argumentet dhe grindjet. Megjithatë, kjo duhet të marrë fund. Dhe keni nevojë për shumë përpjekje. Para së gjithash, së pari duhet të jeni të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën jeni dhe pastaj punoni shumë për ta ndryshuar atë.

Pasi të keni njohur vlerën tuaj, atë që meritoni dhe të keni kuptuar se lumturia varet vetëm prej jush, atëherë do të përballeni me të gjitha ato gjëra që fillimisht i keni shmangur. Nëse dikush mendon ndryshe nga ju ose përpiqet të kontrollojë jetën tuaj, përgjigjuni direkt! Përveç se do t’ju japë adrenalinë, kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë!

Është gjithashtu e nevojshme që të jepni përgjigje. Secili prej nesh gjen lumturi në gjëra të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ju nuk mund t’i lejoni tuajat të varen nga të tjerët, sepse ajo është një gjë personale. Ndoshta keni frikë nga të qenit të lumtur ose ndoshta kjo kërkon shumë përgjegjësi. Sidoqoftë, vetëm ju mund ta gjeni lumturinë tuaj.

Cili është kuptimi i lumturisë për ju? Kjo është pyetja e parë që duhet të bëni vetes dhe të përgjigjeni. Por mos bëni gabim të mendoni për të tjerët. Jo, tani është koha të mendoni për veten tuaj. Jini përgjegjës dhe gjeni lumturinë tuaj.

Ndonjëherë është e vështirë të jesh i lumtur, mendoni pastaj kur lumturia jonë varet nga të tjerët! Problemi bëhet edhe më i madh. Nëse jeni të varur nga të tjerët, shpresojmë që ju do të mësoni pak nga pak të kërkoni lumturinë tuaj, pa pasur nevojë për askënd. Ju duhet të vareni vetëm nga vetja. Filloni tani, ndryshoni gjendjen tuaj. / meb

 

Leave a Reply

Back to top button