Teknologji

Debuton Audi Q7 2015 (Foto)

audi1Audi Q7 i ri ka debutuar zyrtarisht në Detroit Motor Show. Audi i ri ka pamje më të “egër” në krahasim me modelet e kaluara të kompanisë gjermane. Q7-shi i ri është më i vogël se paraardhësi, 37mm më i shkurtër dhe 15mm më i ngushtë.
Gjenerata e re e Q7-shit do të vijë me disa versione të motorëve:
2.0 TFSI me 252 kuajfuqi
3.0 litër TFSI me 333 kuajfuqi
3.0 litër TDI me 218 kuajfuqi
3.0 litër TDI me 272 kuajfuqi
Përpos tyre Audi do të ofrojë edhe një model hibrid me 3.0 litër TDI me tetë shpejtësi. Kjo veturë pritet të ketë 373 kuajfuqi dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për gjashtë sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është 225 km/orë.
Gjenerata e re pritet të ketë edhe shumë ndryshime në pjesën e brendshme. Ndryshimet më të mëdha janë dritat LED, si dhe ulëset e lëkurës. Sistemi i ri i klimës dhe ekranet e mëdha në pjesën e përparme e bëjnë këtë veturë edhe më të veçantë.

audi 3 audi1

Leave a Reply

Back to top button