Teknologji

“E ardhmja është pothuaj këtu!” Apple kujton zhvilluesit: Bëni gati aplikacionet për iPhone X

Përpara nxjerrjes së iPhone X në më pak se një javë, Apple ka kujtuar zhvilluesit që të bëjnë gati aplikacionet e tyre për pajisjen. Në një postim në blogun e vet, Apple po i kujton zhvilluesit që të testojnë aplikacionet e tyre duke përdorur simulatorin e iPhone X në kodin Xcode …

Postimi i Apple është një zhvillim i thjeshtë për zhvilluesit, që të testojnë tiparet e reja të iPhone X në aplikacionin e tyre, duke përdorur Xcode dhe më pas për të kapur screenshot-et dhe për të ngarkuar metadatat dhe aplikacionin e ri në iTunes Connect. Në një postim të veçantë në iTunes Connect, Apple gjithashtu vuri në dukje se iTunes Connect tani mbështet screenshot-et e iPhone X.

“E ardhmja është pothuajse këtu”, shkruan Apple. “iPhone X do të jetë në dispozicion më 3 nëntor. Kjo pajisje mahnitëse përmban një ekran të ri super retinë, për përvojat më intensive si dhe Face ID, një mënyrë e re e sigurt për të zhbllokuar, autentifikuar dhe paguar.

Kamera TrueDepth punon me ARKit dhe chip Aion Bionic është projektuar për Core ML dhe Metal 2. Shkarkoni Xcode 9.0.1, testoni aplikacionet tuaja në imituesin e iPhone X dhe kapni screenshot-e. Pastaj paraqitni aplikacionet dhe metadat tuaja të përditësuara në iTunes Connect sot”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button