Teknologji

E vërteta e “i”-së që qëndron para gjithë produkteve të Apple

Produktet e Apple kanë fituar një identitet unik në mbarë botën për shkak të dizajnit dhe funksionimit të pashembullt. Një tipar tjetër që i bën këto produkte të dalin “jashtë turmës” është shkronja “i.” Marka e Apple e “i-produkteve” filloi me iMac. Gjatë debutimit të iMac, bashkë-themeluesi i Apple dhe më pas CEO i kompanisë, Steve Jobs, tha se “i” ishte gërma e parë e fjalës “Internet” dhe “Mac” për Macintosh. Më vonë, Steve Jobs caktoi katër kuptime të tjera për “i” në “i-produktet”. Ata janë: “individuale, instruktuese, informuese dhe inspiruese”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button