Teknologji

Europa i thotë Google: Na harroni!

100 mije kerkesa ne dite, 7 kerkesa ne sekonde

googleIndividë në Europë që shpresojnë të fshijnë rezultatet e kërkimeve i kanë dërguar Google mesatarisht 100 mijë kërkesa në ditë, ose një në cdo shtatë sekonda.

Në adresat e Google ka një vërshim të paprecedentë kërkesash nga njerëz që shpresojnë që të fshijnë rezultatet individualë, teksa europianët ushtrojnë të drejtën e sapofituar “për t’u harruar”.

Google bëri të ditur dje se ka marrë 410 mijë kërkesa nga persona në katër ditët e para pasi postuan një faqe kërkesash për t’u plotësuar.

Gjykata Europiane me qendër në Luksemburg vendosi muajin që kaloi se motorrët e kërkimit duhet të pranojnë kërkesat për të hequr link-et në rastet kur kërkimi bëhet me emrin e individit. Kritikët e këtij vendimi thonë se mund të kufizojë lirinë e fjalës dhe të lejojë një spastrim të internetit.

Sasia e madhe e kërkesave e ka detyruar Google të mendojë të punësojë të tjerë persona për të përballuar fluksin.

Leave a Reply

Back to top button