Teknologji

Facebook ndryshon algoritmin. Lamtumirë frazave-karrem për klikime

clickbait“Shikoni pamjet e pabesueshme”. “E jashtëzakonshme! Shikoni për ta parë…” Apo “Skandal! Shikoni çfarë ka bërë filan politikan”, ose “Hot! A do të shohësh filan aktore nudo në plazh?” Jemi mësuar tashmë me këto gjëra të pavlera që xhirojnë pak si shumë në rrjetet sociale. Por tani, më në fund diçka mund të ndryshojë. Sepse Facebooku i ka shpallur luftë të ashtuquajturit “Click baiting” – Karrem për klikime (publikimi i materialeve me tituj që ekzagjerojnë me qëllim që të ftojnë përdoruesit të klikojnë). Këto lloj gjërash, zakonisht bëhen “virale”, që nga momenti kur tërheqin vëmendjen e përdoruesve. Po shpesh herë nuk ofrojnë përmbajtje cilësore, apo që t’i korrespondojë titullit.
Ndonjëherë përmbajnë edhe spam-e dhe viruse. Prej kohësh, ata që merren me marketingun në rrjet e njohin këtë lloj mekanizmi dhe e shfrytëzojnë në avantazh të tyre. Shembull tipik, në Itali, është blogu i Beppe Grillos dhe platforma e shoqëruar me të, Tze Tze, materialet e të cilëve përhapen në rrjet me këtë mënyrë për të rritur trafikun. Sido që të jetë, përdoruesit e interesuar i klikojnë dhe bëhen, në mënyrë të pavetëdijshme, mjeti për të përhapur marrëzira, lajme të shtrembëruar apo të ekzagjeruar. Një taktikë kjo, që përdoret edhe prej shumë të përditshmeve dhe mjeteve të informimit (edhe në Shqipëri dhe në Kosovë).

Leave a Reply

Back to top button