Uncategorized

Femra është mrekullia e tetë në botë, por në këto vende trajtohet më keq se kafshët. E tmerrshme!

Bota duket më e vogël dhe më e bukur, në sajë të informacioneve të shumta që na ofrohen përditë për vende të ndryshme në të dyja hemisferat. Ndonjëherë disa vende na trembin për shkak të praktikimit të disa traditave shumë të vjetra. Sot do t’ju sjellim pikërisht disa vende, ku femrat keqtrajtohen më shumë se kafshët. Përditë ato ekspozohen ndaj dhunës dhe trajtohen si pronë, jo si qenie njerëzore. Ndaj, teksa lexoni për këto vende, përpiquni t’i shmangni nga listat e vendeve që doni të vizitoni.

  1. Afganistani

Jeta mesatare në Afganistan është shumë e ulët, rreth 45 vjeç. Përtej kësaj moshe duhet punuar shumë që të mbijetosh. Kjo gjë vjen për shkak të varfërisë, konflikteve të armatosura, si dhe dhunës së vazhdueshme ndaj grave nga burrat, apo nga familjet e burrave. Kjo është diçka e zakonshme në Afganistan dhe gratë nuk kanë asnjë të drejtë në këtë vend.

  1. Republika Domenikane e Kongos

Demokracia është një fjalë shumë e fortë, sepse në këtë vend femrat nuk kanë të drejtë të firmosin asnjë dokument pa lejen e burrit të tyre. Si pasojë e luftërave konstante , ato gjenden në radhët e para të vrasjeve dhe vdekjeve. Disa femra të tjera kongoleze janë gjetur të braktisura, pa bashkëshort apo me fëmijë, me virusin e HIV-it për shkak edhe të dhunës së vazhdueshme seksuale, ndaj së cilës janë të ekspozuara. Ato nuk i ndihmon aspak qeveria për të mbijetuar.

  1. Nepali

Në këtë vend vihen re martesat në mosha shumë të reja, pasi prindërit duhet t’i shesin vajzat e tyre, kur ato arrijnë moshën madhore. Nuk kanë zgjedhje tjetër, duhet të pranojnë për të mbrojtur shtëpinë e tyre. Në shumë raste të martesave të tilla, femrat vdesin gjatë lindjeve.

  1. Mali

Në këtë vend mizoria është shumë e natyrshme. Mali është i njohur për shumë procedura spirituale, ndaj të cilave janë tepër të ekspozuara femrat. Ato i nënshtrohen procedurave të dhimbshme, si dhe torturës. Martohen shumë shpejt dhe për pasojë, rrezikun e vdekjeve gjatë shtatzënive e kanë të lartë.

  1. Pakistani

Jeta e femrave është tepër e vështirë në këtë vend, sepse të gjitha zakonet pakistaneze janë të rrezikshme për to. Vajzat pakistaneze mund të ndëshkohen shumë lehtë për çfarëdo arsye, edhe nga bashkëshortët e tyre, prindërit, apo vëllezërit. Femrat e akuzuara për tradhëti vriten dhe sado të përpiqesh të provosh pafajësinë e tyre, gjithçka është e kotë, pasi fundi i tyre është i sigurtë.

  1. India

Jeta e femrave është shumë e vështirë në Indi, sepse thuajse të gjitha sjelljet pakistaneze shihen edhe këtu. Femrat mund të akuzohen për gjithçka në Indi dhe të vriten në rastet e dyshimeve për tradhëti. Në Indi mbivlerësohen meshkujt, ndërkohë që femrat janë të diskriminuara që në lindje dhe shumë prej tyre mezi mbijetojnë deri në adoleshencë.

  1. Somalia

Në Somali ka shumë nivel të ulët jetese dhe higjiene dhe kjo është arsyeja se pse shumë femra vuajnë në spitale gjatë jetës së tyre, për shkak të kushteve të mjerueshme. Atyre u është ndaluar e drejta për të punuar. Për të mos folur më pas për të drejtën e të shprehurit lirshëm. Ato edhe nëse ndiejnë uri, nuk mund të flasin dot sepse mund të dhunohen edhe nga burrat e tyre dhe nuk ka ligj që t’i mbrojë.

  1. Iraku

Ky është një tjetër vend ku femrat përdhunohen dhe dhunohen fizikisht në mënyrë të vazhdueshme. Në Irak nuk ka ligje për mbrojtjen e të drejtave të femrave. Në vitin 2014, 150 femra që refuzuan t’u ofronin shërbime seksuale ushtarëve të vendit, u vranë në mënyrë brutale.

  1. Ciadi

Në këtë vend femrat martohen që 11-12 vjeçe dhe janë totalisht të varura nga bashkëshortët e tyre. Është shumë e zakonshme të vuash nga dhuna dhe abuzimet dhe të mos bësh dot gjë në këtë vend.

  1. Jemeni

Edhe në këtë vend femrat martohen që 11-12 vjeçe dhe varen totalisht nga bashkëshortët e tyre. Është e zakonshme të vuajnë dhunë dhe abuzime e të mos bëjnë dot asgjë. Femrat e Jemenit nuk mund të shkollohen, sepse duhet të kujdesen për burrin dhe fëmijët në shtëpi. Edhe nëse qeveria përpiqet të ndryshojë realitetin në Jemen, kultura atje është shumë radikale dhe e vështirë për ta ndryshuar dhe kjo është arsyeja se pse shumë projekte edukative kanë dështuar në atë vend.

  1. Arabia Saudite

Ka shumë kufizime të të drejtave të grave në Arabinë Saudite, ndër të cilat edhe mungesa e të drejtës për të drejtuar automjete, apo për të dalë nga shtëpia e tyre. Nëse një femër del e vetme, edhe pse me trupin e saj totalisht të mbuluar, mund të përdhunohet dhe dhunohet fizikisht.

  1. Guatemala

Femrat në Guatemalë janë të trembura lidhur me vështirësitë, me të cilat do të përballen në jetë, ndër të cilat edhe kundërvëniet ndaj tyre do të jenë të shumta. Disa femra dhunohen fizikisht deri në vdekje, pa pasur asnjë ligj që t’i mbrojë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button