Mistere

Fuqia e Voodoo-së, a mund të vdesësh vërtetë nga “mallkimi”?

Screen Shot 2016-08-24 at 13.53.24Ndoshta kurrë nuk keni menduar shumë për VooDoo-në më parë.

Por e vërteta tronditëse është se voodoo është reale! Ka shumë raste të dokumentuara në të gjithë historinë, të njerëzve që vdesin nga “mallkimet” e vendosur mbi ta.

Merrni për shembull rastin e një vajze Maori, e cila vdiq brenda një dite, pasi hëngri një copë frut, në vitin 1942 – pasi i thanë se fruti vinte nga një ‘vend tabu’, i ndaluar direkt nga kreu i fisit të saj.

Nuk është aq e vështirë të besohet – kur e mendoni më thellë.

Të gjitha këto raste vijnë për shkak të efektit “nocebo”. Kjo është në thelb “kushëriri i keq” i efektit placebo. Domethënë, substanca të brendshme që nxisin reagime negative nëpërmjet fuqisë së sugjestionit dhe pritshmërisë.

Pra, është mjaft e mundur që dikush të vdesë, qoftë edhe vetëm sikur t’i thonë që ka pirë një helm vdekjeprurës. Ose në këtë rast, nëse i thuhet se fruti ka qenë i mallkuar. Ka patur shumë hulumtime mbi efektin e nocebo-s vitet e fundit. Në fakt, ky studim përfundonte me fjalën e urtë: “Fjalët janë mjeti më i fuqishëm që zotëron një mjek, por fjalët, si shpatë me dy tehe, mund të të sëmurin, ashtu sikurse edhe të të shërojnë”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button