Teknologji

Gionee po krijon një telefon super të hollë

Screen Shot 2015-02-08 at 19.43.07

Gionee njoftoi zyrtarisht se po përgatitet të prezantojë një telefon inteligjent të ri, super të hollë, në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet në Barcelonë në muajin mars. Ky telefon do të prezantohet zyrtarisht më 8 mars 2015. Do të jetë interesante të shohim se çfarë do të sjellë për ne kompania, por është e qartë se Gionee nuk është e vetmja që mban titullin si kompania që ka krijuar telefonin më të hollë.
Telefoni më i hollë inteligjent i kompanisë është Elife S5.1, i cili është vetëm 5.2 mm i hollë. Ishte telefoni inteligjent Oppo R5 ai i cili i mori pajisjes Elife S5.1 titullin si telefoni inteligjent më i hollë në botë. Oppo R5 është 4.9 mm i hollë. Më pas, Vivo krijoi telefonin X5 Max, i cili është 4.8 mm, ndërsa tani titullin si telefoni inteligjent më i hollë në botë e mban Coolpad Ivvi K1 Mini, vetëm 4.7 mm. Telefoni i ri i kompanisë Gionee mund të fuqizohet nga procesori MediaTek dhe mund të ketë rezolucion të ekranit 720 pikselë ose 1080 pikselë. Telefoni mund të ketë edhe bateri të pa lëvizshme. Shpresojmë që bateria të ketë kapacitet më të madh se Elife S5.1, e cila është 2050 mAh. /krokodili.al/

Leave a Reply

Back to top button