Teknologji

Me “Google Maps”, tani mund të udhëtosh në kohë

me google mapsGoogle deklaroi të mërkurën se tani mund të shohësh pamje të të kaluarës, për panorama apo lagje të caktuara, që nga viti 2007. Po kështu, mund të shihen fotografi të vendndodhje të caktuara gjatë të katër stinëve.

Nuk është tamam udhëtim nëpër kohëra, por gjithësesi ofron një perspektivë magjepsëse, për shembull të monumenteve në ndërtim si Kulla e Lirisë, apo për shembull si do të jetë klima në një destinacion të mundshëm pushimesh, kur ti të shkosh atje.

Ndonëse nuk është e disponueshme për cdo qoshe toke që makinat e Google kanë fotografuar, është gjithësesi fillimi i ndërtimit të një baze të rëndësishme të dhënash të fotografisë historike. Një makinë dixhitale e udhëtimit nëpër kohë në botën në zhvillim mund të ofrojë të dhëna të vyera për brezat e ardhshëm, duke paraqitur efektet e fatkeqësive natyrore, si dhe informacion për planifikimin e infrastrukturës në të ardhmen.

Ja se si funksionon: Kur ti kërkon për një vend të caktuar në kompjuterin tënd, do të kesh mundësinë të eksplorosh “Pamjen e Rrugës”. Që aty, do të shohësh një koleksion fotografish nëpër kohëra. Vendet që kanë arkivë fotografish do të tregojnë ikonën e një ore në qoshen e sipërme, majtas. Prej aty, do të mundesh të udhëtosh nëpër kohë, përmes fotografive. Në shumë raste, për shembull, do të kesh mundësinë të shohësh ditë pas dite se si është ngritur një ndërtesë, apo një monument.

Leave a Reply

Back to top button