Covid19 lajme nga bota

INFORMACION I PLOTË: Ç’po ndodh me Covid 19 sot në botë, 20 tetor 2020

  • MBRETËRIA E BASHKUAR – Mbretëria e Bashkuar – shteti më i goditur evropian gjatë pandemisë Covid-19 me gati 44,000 vdekje, tani po përjeton një valë të dytë të infeksioneve, duke regjistruar 21,331 raste të reja dhe 241 vdekje të martën. Kryeministri Johnson po i reziston presionit për një izolim të dytë kombëtar dhe po ndjek një strategji të lokalizuar të vendosjes së kufizimeve me tre nivele në pikat e nxehta.
  • MBRETËRIA E BASHKUAR ka regjistruar edhe 21,330 raste të reja Covid, numri më i lartë ditor. 241 vdekje të tjera u konfirmuan, shifra më e lartë ditore e raportuar që nga data 5 qershor.
  • Belgjika do të duhet të shtyjë të gjitha procedurat jo-thelbësore spitalore për t’u përballur me një rritje të infeksioneve nga Covid-19. Belgjika kishte 816 infeksione të reja për 100,000 banorë gjatë javës së kaluar: e dyta pas Republikës Çeke në Evropë. 10,443 kanë humbur jetën, duke e bërë një nga vendet me më shumë fatalitete për frymë në botë.
  • BULLGARIA do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat e jashtme nga e enjtja, pasi rastet e koronavirusit në 24 orët e fundit shënuan një rekord të ri. “Duam të ulim numrin e të infektuarve, me qëllim që më pak njerëz të shkojnë në spitale dhe më pak njerëz të vdesin në spitale”, tha ministri i Shëndetësisë.
  • REPUBLIKËS ÇEKE mund t’i duhet të shtrëngojë më tej masat anti-Covid pasi numri i rasteve të reja nuk është ulur, dhe sistemi shëndetësor po i afrohet kapacitetit të plotë, tha ministri i shëndetësisë, Roman Prymula. “Njerëzit nuk po i respektojnë masat aktuale dhe do të na duhet t’i shtrëngojmë ato”, tha ai.
  • ITALIA ka raportuar të martën 10,874 raste të reja me koronavirus, 1,536 më shumë se e hëna. 89 qytetarë vdiqën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 36,705. Të hënën, autoriteteve në Lombardi iu dha drita jeshile për të vendosur një shtetrrethim i cili do të zgjasë nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit dhe pritet të fillojë të enjten. Qëllimi është të frenohet shtimi i shtrimeve në spitale.
  • GJERMANI – Bashkia e Berlinit e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në tregje, në radhë dhe në rrugët tregtare, por nuk ka vendosur një bllokim tjetër për të frenuar valën e re të infeksioneve në kryeqytetin gjerman. Incidenca e virusit në Berlin është rritur në 87.9 raste për 100,000 banorë gjatë një periudhe 7-ditore, pothuajse dyfishi i mesatares kombëtare prej 45.4.
  • SHBA – Më shumë se 2.5 milion vite jetë njeriu kanë humbur nga koronavirusi vetëm në SHBA, sipas një analize të re që zbulon shifrat e zymta të pandemisë.
  • SPANJË – Rajoni spanjoll i Katalonjës urdhëroi të martën që qiratë të reduktohen përgjysmë për biznese të tilla si baret dhe restorantet, të cilëve u është kërkuar të mbyllen për shkak të pandemisë, nëse nuk është arritur ndonjë marrëveshje paraprake midis qiramarrësve dhe pronarëve.
  • SPANJE – Qeveria spanjolle po konsideron gjithashtu disa masa të mundshme më të rrepta, duke përfshirë shtetrrethime në një përpjekje për të përballuar një valë të re të koronavirusit, tha të martën ministri i shëndetësisë, Salvador Illa.
  • POLONI – Parlamenti polak shtyu një debat emergjence të martën mbi rregullat e reja për të rritur numrin e mjekëve në dispozicion për të trajtuar rastet e Covid-19, pasi Polonia raportoi rritjen e dytë më të madhe ditore, që nga fillimi i pandemisë. Partia qeverisëse Ligji dhe Drejtësia (PiS) dëshiron të vendosë stimuj financiarë për mjekët që trajtojnë pacientët Covid-19 dhe të bëjë më fleksibël rekrutimin e mjekëve. Ajo gjithashtu dëshiron që të bëjë të detyrueshme me ligj mbajtjen e maskave, pas raportimeve se gjykatat kanë atakuar gjobat e policisë si të paligjshme.
  • SINGAPORI planifikon të ofrojë teste të shpejta për Covid-19 për aktivitete të tilla si dasma dhe konferenca biznesi teksa qyteti-shtet kërkon të rihapë më tej ekonominë, tha Ministria e Shëndetësisë.
  • MBRETËRIA E BASHKUAR – po ofron në aeroportin Heathroë teste të shpejta që dalin për një orë, për udhëtarët që largohen nga vendi.
  • RUSIA regjistroi një rekord të lartë prej 16,319 rastesh të reja të koronavirusit të martën, duke përfshirë 4,999 në Moskë, duke e çuar numrin total në 1,431,635. Autoritetet raportuan për 269 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 24,635.
  • Autoritetet shëndetësore zvicerane raportuan 3,008 infeksione të reja me koronavirus brenda një dite të martën, ndërsa shtrimet në spital vazhduan të rriten. Agjencia e shëndetit publik të Zvicrës raportoi gjithsej 86,167 raste të konfirmuara në Zvicër dhe principatën e vogël fqinje Lihtenshtejn. Numri i të vdekurve u rrit me tetë, në një total prej 1,845.
  • TURQI – Numri ditor i rasteve të reja me koronavirus në Turqisë kapërceu 2,000 të hënën, duke arritur nivelet e para për herë të fundit në fillim të majit, kur ishin në fuqi kufizimet për bizneset dhe familjet. Reuters raporton se të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë treguan se ishin diagnostikuar 2.026 persona të tjerë me simptoma COVID-19, pasi Ankaraja vazhdon të raportojë vetëm raste simptomatike, një veprim i kritikuar nga opozita dhe ekspertët mjekësorë.
  • SUEDI – Arkitekti i politikës së diskutueshme të koronavirusit në Suedi, për të shmangur izolimin, epidemiologu Anders Tegnell, i tha BBC se njerëzit kanë ndryshuar sjelljen e tyre, edhe pse nuk ka një izolim. “Në të vërtetë edhe ne kemi ndryshuar shumë: restorantet menaxhohen në një mënyrë krejt tjetër, ne punojmë nga shtëpia shumë më tepër, udhëtojmë shumë më pak sesa dikur dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në Suedi.”
  • OBSH ka paralajmëruar se dështimet e karantinës janë pjesërisht përgjegjëse për rritjen e rasteve në hemisferën veriore. Drejtori i emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan tha se fakti që masat e vetë-izolimit nuk po zbatoheshin sistematikisht është “një pjesë e mirë e arsyes pse po shohim një numër kaq të lartë”. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close