Teknologji

iPad Pro dhe Stylus

IpadStylusKompania amerikane “Apple”, përveç modelit më të ri të tabletit iPad Pro do ta shtojë edhe lapsin digjital në tabletin e saj më të ri, që vjen me madhësi të re të ekranit. Apple do ta përmirësojë përvojën e përdorimit të lapsit digjital në tabletin e saj me 12.9 inç, sepse lapsi i iPad do të jetë më preciz, dhe më intuitiv ndaj gishtit të përdoruesit.
Fillimisht nuk pritet që Apple të ofrojë specifika të avancuara në lapsin e saj digjital, ndërsa në të ardhmen thuhet se kompania mund ta integrojë edhe funksionin e gjiroskopit, dorëshkrimit në 3D apo akselerometrit. Ndërkohë sipas raportit lapsi digjital i iPad Pro nuk do të jetë i integruar me tabletin, por do të shitet si një aksesor i ndarë, për mos ta rritur çmimin e tabletit.

Leave a Reply

Back to top button