Uncategorized

Ja disa arsye se përse duhet të kontrolloni zemërimin tuaj

Javën e kaluar, Daily Mail  zbuloi se deputeti Paul Farrelly ishte duke u hetuar pas sulmit që ai bëri ndaj  një politikan pas një debati të nxehtë të Brexit.

Dhe nuk është hera e parë që deputeti ka qenë i përfshirë në një grindje. Ai bëri bujë në  2010 pasi kishte lënë një shitës të gazetave të gjakosur dhe plagosur gjatë një zënke në një bar.

Për fat të keq,  gjaknxehtësia  është një problem për shumë njerëz: pothuajse një e treta e të anketuarve britanikë thonë se kanë një mik të ngushtë ose një anëtar të familjes që ka probleme në kontrollin e zemërimit të tij, ndërsa një në dhjetë pranon të ketë një problem me durimin e tij. Këtu, ne përshkruajmë disa arsye pse është e mirë që ju  të merrni nën kontroll zemërimin …

 

1 Njerëzit e inatosur vdesin më shpejtë Studiuesit nga Universiteti Shtetëror Iowa zbuluan se meshkujt e zemëruar të moshave 20 deri 40 vjeç kishin më shumë gjasa të vdisnin 35 vjet më shpejt se ata që ishin më të qetë.Shkencëtarët besojnë se kjo është për shkak të një numri faktorësh që lidhin stresin me dëmtimin fiziologjik. Lirimi i shpeshtë i adrenalinës gjatë periudhave të stresit dëmton ADN-në, gjë që mund të çojë në sëmundje kërcënuese për jetën si skleroza e shumëfishtë.

2 Këta persona e kanë më të vështirë të flenë gjumëNdjenjat e zemërimit prodhojnë një reagim të rritur në amygdala, pjesë e trurit që shoqërohet me instinktet e mbijetesës. Emocionet e zemëruara nxisin amygdala të sinjalizojë një shtim të gjendjes së ankthit ndaj pjesës tjetër të trurit dhe trupit, duke rritur rrjedhjen e gjakut në gjymtyrë dhe në zemër, gjë që e bën relaksimin pothuajse të pamundur.Ata persona që ekspozohen ndaj stimujve që nxisin zemërimin, kanë më shumë gjasa të përjetojnë pagjumësi sesa ata që angazhohen në një debutim emocional, sipas neuroshkencëtarëve në Universitetin e Masaçusetsës.

3 .Zemërimi shkakton dhimbjen e kokës

Emocionet si eksitim apo zemërim rezultojnë në lirimin e hormoneve të stresit kortizolit, adrenalinës dhe testosteronit, të cilat e vendosin trupin në një gjendje më të tensionuar. Zgjerimi kimik rrit rrjedhjen e gjakut në tru dhe shkakton ënjtjen e enëve të gjakut dhe nervave që rrethojnë trurin. Presioni mund të shkaktojë tension dhe dhimbje koke.

5 Të bën të ndjesh ankth dhe  depresion

Kur ndihemi të zemëruar, neurotransmetuesit dhe hormonet dërgohen përmes qarkullimit të gjakut, të cilat, nga ana tjetër, rrisin normën e zemrës dhe tensionin e muskujve. Kjo është gjendja e trupit në gatishmëri. Shfaqja e shpeshtë e këtij reaksioni vë një tendosje në neuronet në hipotalamus, qendrën e kontrollit të stresit të trurit, që do të thotë se bëhet më e vështirë për neuronet të fiken./Bota.al/

 

Leave a Reply

Back to top button