Teknologji

“Je ti në këtë video!” Postime të Facebookut që duhet t’i shmangni patjetër

Screen Shot 2015-05-21 at 09.52.56

Mund të paraqitet në formate të ndryshëm, por hileja është gjithmonë e njëjta: të shtyjnë të klikosh pasi të kanë alarmuar për praninë e një video që po qarkullon, pa e ditur ti vetë. Teksti që po qarkullon ditët e fundit, mbi të gjitha si një mesazh përmes chat-it është: “Hej, po shihja këtë video dhe vura re që je ti aty. Nuk mendoja që bëje kështu gjërash! Ke përfunduar në homepage-n e asaj faqes së internetit…” Nëse klikon merr një virus që të infekton kompjuterin dhe jo vetëm që do të dërgojë të njëjtin mesazh tek miqtë e tu në Facebook, por do të përpiqet të të “vjedhë” edhe të dhënat personale më të rëndësishme.

Mos bjer në këtë mashtrim, pra, dhe mos kliko. Dhe në rast se të vjen me emrin e ndonjë mikut tënd, këshilloje menjëherë të bëjë një kontroll me antivirus. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button