Uncategorized

Këto janë vendet me të cilat do të hapë kufinjtë Gjermania

Gjermania do të heqë kontrollet e saj kufitare me fqinjët e sajë, Francën, Austrinë, Zvicrën dhe Danimarkën në 15 qershor, tha sot ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer.

Personat që vijnë nga Italia gjithashtu nuk do të duhet të kalojnë kontrollet kufitare, megjithëse të dy vendet nuk kanë një kufi fizik. Kontrollet do të hiqen edhe për udhëtarët që vijnë nga Spanja me aeroplan duke filluar nga 21 qershori, shtoi Seehofer.

Lehtësimi i kufizimeve vjen teksa vendi ngadalë po tërheq masat e tij më të rrepta të bllokimit për të parandaluar koronavirusin. CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button