Komplote

Kisha e Scientology-së dhe Operacioni Borëbardha, me 5000 agjentë të fshehtë

Ky ishte infiltrimi më i madh i Kishës së Scientology-së. 5000 agjentë të fshehtë u angazhuan për të hequr qafe të dhënat e pafavorshme për 136 organizata qeveritare dhe private

Themeluesi i Kishës së Scientology-së, L. Ron Hubbard, propozoi një infiltrim të departamenteve qeveritare që në vitin 1960. Në vitin 1973, me një kontroll më të madh nga agjencitë federale të SHBA-së dhe me frikën e humbjes së reputacionit, një nga degët e Kishës të njohura si Guardian’s Office, filloi infiltrimin masiv në më shumë se 30 vende të ndryshme, ndërkohë që SHBA ishte objektivi kryesor. Qëllimi ishte të merrnin dokumente që lidhen me veprimtarinë kriminale të kishës dhe të vetë Hubbard nga 136 agjenci qeveritare, ambasada të huaja, konsullata dhe organizata private, që nuk miratonin veprimtarinë e kishës.

Operacioni Borëbardha konsiderohet si një nga infiltrimet më të mëdha të qeverisë amerikane në histori. Mes viteve 1977 dhe 1980, 11 drejtues të kishës, përfshirë edhe gruan e Hubbard, Mary Sue Hubbard, u shpallën fajtorë dhe u dënuan për pengim të drejtësisë, vjedhjen dhe grabitje të dokumenteve dhe pronës shtetërore. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button