Teknologji

Krijohet “Superman”, telefoni për të bërë selfie

superman phoneMicrosoft-i po merret me krijimin e dy telefonave të rinj inteligjentë, që do të përdoren specifikisht për të bërë një selfie (foto). Telefoni i parë do të quhet “Superman”. Ky telefon është krijuar posaçërisht për të bërë selfie. Ai do të ketë një kamera ballore 5 megapiksel dhe një kamera të pasme 6.5 megapiksel. Telefoni do të ketë gjithashtu 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme.  Ai do të ketë ekran me prekje 4.7 inç me rezolucion 720 piksel.  Pajisja tjetër e cila do të quhet “Tesla”,  ka shumë mundësi që të jetë Lumia 830 (ku thuhet se do të mbajë markën “Nokia nga Microsoft” në anën e pasme). Ky do të jetë një pajisje e cilësisë së lartë. Këto telefona priten të dalin në treg në fund të këtij viti.

Leave a Reply

Back to top button