Covid19 lajme nga bota

Kryeministri i Francës: “Ja kush mund të vendosë rregulla në jetët tuaja private”

Gjatë daljes publike drejtuar popullit francez në lidhje me rëndimin e situatës së coronavirusit, kryeministri i Francës Jean Castex, ka bërë një thirrje të ndjerë: “Unë nuk mund të rregulloj gjërat në hapësira private. Nuk është e mundur ligjërisht, ne jemi vendi i lirive publike dhe nuk është e mundur, sipas kushtetutës sonë. Unë u kërkoj qytetarëve, vazhdoj t’u them se të vetmit njerëz që mund të vendosin rregulla në hapësira private janë ata vetë”, tha Castex.

“Ne jemi të angazhuar në luftë kundër një virusi, nuk ka mbaruar, do të zgjasë edhe disa muaj, mendoj. Ajo që duhet të shmangim janë njerëzit që rrijnë ngjitur me njëri-tjetrin, që nuk mbajnë maskë, në hapësira të mbyllura. Unë u kërkoj atyre që të respektojnë masat e mbrojtjes në vende private ashtu siç bëjnë në vendet publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close