Enigma

Kush e vrau mbretin? Tre teoritë për “shpatën pas koke”

Në letrat standarte franceze, Mbreti paraqitet pak si cuditshëm. Eshtë i vetmi mbret pa mustaqe, dhe për më tepër, është i vetmi mbret që duket se fut shpatën në kokën e tij. Në lidhje me këtë ka disa teori.

Hipoteza e parë thotë se fillimisht, Mbreti mbante një sëpatë në dorën e majtë. Por, si rezultat i kopjimit të keq për shekuj të tërë, sëpata është zhdukur, dhe është shndërruar në një shpatë.

Një tjetër teori thotë se Mbreti paraqet mbretin Karli VII të trazuar emocionalisht. Sipas besimit popullor, Mbreti u cmend dhe futi një shpatë në kokën e tij, nga frika mos helmohej.

Disa historianë argumentojnë gjithashtu se Mbreti paraqet Ajaksin e madh, ndërkohë që Mbretëresha është Helena e Trojës, gruaja më e bukur në botë. Ajaksi ishte njëri prej atyre që i vardisej Helenës. Por kur ajo e refuzoi, ai zgjodhi të vetëvritet duke u hedhur mbi shpatën e tij./bota.al

Leave a Reply

Back to top button