Teknologji

Lamtumirë Android , Samsungu gati të lançojë sistemin e ri operativ Tizen

tizen

Samsungu në Korenë e Jugut ka në plan të lançojë një smartphone të bazuar në sistemin e tyre operativ, të quajtur Tizen. Gazeta e mirënjohur Koreane e Biznesit e dha sot këtë lajm. Samsungu do ketë një konferencë për shtyp në datën 10 dhjetor dhe do lancojë smartphonin e parë Tizen i cili do quhet Z1. Shumica e smartphonëve të Samsungut janë të bazuar në sistemin android të Google-it, dhe kompania koreano-jugore punoi shumë për të krijuar vetë sistemin e tyre operativ, në mënyrë që të jenë të pavarur nga kompanitë Amerikane.

Leave a Reply

Back to top button