Histori

Masakrën e Katinit e urdhëroi Stalini. Ja dokumenti

Screen Shot 2015-07-19 at 11.22.325 mars 1940
Komisariati Popullor i Punëve të Brendshme i BRSS Moskë
Shokut Stalin

Një numër i madh ish-oficerësh të Ushtrisë polake, punonjës të Policisë polake dhe shërbimeve të fshehtë, anëtarë të partive nacionaliste, kundër-revolucionare polak, anëtarë të grupeve të ekspozuar antirevolucionarë të rezistencës, të arratisur e të tjerë, të gjithë armiq të betuar të autoritetit sovjetik, të mbushur me urrejtje për sistemin sovjetik, po mbahen aktualisht në kampet e të burgosurve të luftës të NKVD-së* së BRSS si dhe nëpër burgje në provincat perëndimore të Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Oficerët e ushtrisë dhe policisë nëpër kampe po bëjnë përpjekje për të vazhduar veprimtarinë e tyre kundër-revolucionare si dhe po kryejnë agjitacion antisovjetik. Secili pej tyre është duke pritur vetëm lirimin, me qëllimin që të fillojë e të luftojë në mënyrë aktive kundër autoritetit sovjetik. Organet e NKVD në provincat perëndimore të Ukrainës dhe Bjellorusisë kanë zbuluar një numër organizatash rebele antirevolucionare. Ish-oficerë të ushtrisë polake si dhe të policisë, si dhe pjesëtarë të xhendarmërisë polake kanë luajtur një rol aktiv në të gjithë këto organizata. Mes të arratisurve të ndaluar dhe shkelësve të kufijve shtetërorë, një numër i konsiderueshëm janë identifikuar se i përkasin organizatave antirevolucionare të spiunazhit dhe rezistencës.


Më me hollësi: RREFIMI / Çfarë ndodhi në Pyllin e Katinit

Historia e detajuar e një prej krimeve më monstruozë të shekullit që kaloi


14736 ish-oficerë, pronarë tokash, policë, xhandarë, gardianë burgu, banorë të zonave kufitare dhe oficerë të shërbimeve të fshehtë (më shumë se 97% janë polakë) po mbahen në kampet e të burgosurve të luftës. Ky numër përfshin edhe ushtarë si dhe oficerë të rinj.

Në kampe ndodhen:
– Gjeneralë, kolonelë dhe lejtnant kolonelë – 295
– Majorë dhe kapitenë – 2080
– Lejtnantë, nënlejtnantë dhe nëntogerë – 6049
– Oficerë, xhandarë, gardianë dhe oficerë të shërbimit të fshehtë – 1030
– Oficerë policie, xhandarë, gardianë dhe personel i shërbimit të fshehtë – 5138
– Zyrtarë të qeverisë polake, pronarë tokash, priftërinj, banorë të zonave kufitare – 144

– 18632 vetë mbahen të izoluar në rajonin perëndimor të Ukrainës dhe Bjellorusisë (10685 janë polakë)

Ata përfshijnë:

– Ish-oficerë – 1207

– Ish-oficerë të shërbimeve të fshehtë apo policë e xhandarë – 5141

– Spiunë dhe sabotatorë – 347

– Ish-pronarë tokash, pronarë fabrikash dhe zyrtarë të qeverisë – 465

– Anëtarë të organizatave të ndryshme antirevolucionare dhe të rezistencës si dhe elementë antirevolucionarë – 5345

– Të arratisur – 6127

Duke patur parasysh faktin që të gjithë janë armiq të palëkundur dhe të pakompromis të autoritetit sovjetik, NKVD e BRSS e konsideron të domosdoshme:

[1] Të udhëzojë NKVD e BRSS që duhet të gjykojë përpara gjykatave speciale:

[a] rastet e 14700 ish-oficerëve pokalë, zyrtarëve të qeverisë polake, pronarëve të tokave, policëve, oficerëve të shërbimit të fshehtë, xhandarëve, banorëve të zonave kufitare si dhe gardianëve që mbahen në kampet e të burgosurve të luftës;

[b] bashkë me rastet e 11 mijë anëtarëve të organizatave të ndryshme antirevolucionare të spiunëve dhe sabotatorëve, ish-pronarëve të tokave, ish-oficerëve polakë, zyrtarëve të qeverisë si dhe të arratisurve që janë arrestuar dhe mbahen në provincat perëndimore të Ukrainës dhe Bjellorusisë si dhe të zbatojë ndaj tyre dënimin kapital: pushkatim.

[2] Ekzaminimi i rasteve duhet të kryhet pa ftuar në gjyq të ndaluarit dhe pa paraqitur akuzat, deklaratat për konkluzionet e hetimit dhe verdikti përfundimtar duhet të jenë si vijon:

[a] për personat që mbahen si të burgosur lufte, në formën e çertifikatave të nxjerra nga NKVD e BRSS;

[b] për personelin e arrestuar në formën e çertifikatave të nxjerra nga NKVD e SSR-së ukrainase si dhe NKVD e SSR-së bjelloruse.

[3] Çështjet duhet të ekzaminohen dhe verdikti duhet të shpallet nga një gjykatë e përbërë prej tre vetëve, shokët Merkulov, Kobulov dhe Bashtakov.

Komisari Popullor për Punët e Brendshme i BRSS
L Beria
[Firmosur nga Stalin, Voroshilov, Molotov, Mikojan, Kalinin dhe Kaganiviç]

Screen Shot 2015-07-19 at 11.22.41

Leave a Reply

Back to top button