EnciklopedikeHistori

Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: USS Indianapolis sjell bombën atomike

USS_Indianapolis_CA-35

Data: Korrik 1945

Objektivi: Dorëzimi i bombës atomike Little Boy tek Forcat Ajrore të SHBA
Palët ndërluftuese: Marina e SHBA, Marina Perandorake Japoneze

Skena: Paqësori
30 korrik 1945. Një anije e vetmuar po shkon nga Guam në Filipine. Krejt papritur, dy shpërthime hedhin në erë harkun e anijes. Ajo nis të lëkundet dhe më pas fundoset pa lënë gjurmë. Pas 12 minutash, është zhdukur.
Vetëm pak ditë më herët, anija USS Indianapolis kishte kryer misionin më të rëndësishëm në Luftën e Paqësorit deri atë ditë. Ajo kishte transportuar pjesë të rëndësishme për bombën atomike Little Boy, duke përfshirë edhe pjesën shpërthyese, Uranium-235. Në fakt, bomba Little Boy kishte kërkuar gjysmën e furnizimit botëror për këtë komponent të cmuar. Destinacioni i saj ishte baza amerikane në ishullin e Tinianit. Pasi të ishte realizuar dorëzimi, ajo kish marrë urdhëra të rinj: të takohej me USS Idaho në Leyte, në Filipine. Ky ishte momenti kur e gjetën nëndetëset japoneze.
Në mënyrë të pashpjegueshme, Indianapolis ishte lejuar të udhëtonte pa një shoqëruese dhe pa asnjë lloj pajisjeje për pikasje nëndetësesh, dhe tani marinarët e saj do të paguanin cmimin. Sipas raportit zyrtar, shpejtësia e fundosjes së saj tregonte që ekuipazhi nuk kishte dërguar një sinjal alarmi. Askush nuk e dinte që ishte në telashe.
Në mënyrë krejt rastësore, ekuipazhi i Indianapolis u pikas prej pilotëve amerikanë gjatë fluturimeve rutinë. Në atë kohë, ekuipazhi kish qenë në ujë prej tre ditësh. Nga 1196 pjesëtarët në bord, vetëm 900 arritën të hidhen në ujë. Në kohën kur nisi shpëtimi në 2 gusht, vetëm 317 marinarë kishin mbijetuar. Pothuajse 600 të tjerë ishin humbur prej ekspozimit, vetëvrasjeve, dehidratimit dhe sulmeve të peshkaqenëve. Dorëzimi i bombës kish qenë një sukses, po me cfarë cmimi? Fundosja e Indianapolis mbetet edhe sot e kësaj dite katastrofa më e madhe detare në historinë e Amerikës.

Leave a Reply

Back to top button