Your Life

Ndryshimi brutalisht i sinqertë ndërmjet të dashurit dikë dhe të qenit në dashuri me dikë

Nëse keni qeni më parë në një lidhje dashurie, atëherë ka mundësi që ta keni dëgjuar shprehjen “Të dua por nuk jam në dashuri me ty.” Dhe ke filluar të pyesësh veten se çfarë do të thotë kjo? Si mund ta duash dikë por të mos jesh në dashuri me të?

Sigurisht që ka një ndryshim ndërmjet këtyre dy mënyrave të të shprehurit dashurinë.

Dashuria

Ka disa mënyra të ndryshme të dashurisë. Por ‘të  dashurit’ si diçka universale është shndërruar në klishe për shumë persona. Mbipërdorimi i fjalës “dashuri” ka rezultuar në humbje të kuptimit special që ajo në vetvete mbart.

Por kur dy qenie humane janë në të vërtetë në dashuri me njëri tjetrin, kur ato ndihen si shpirtra binjak, është më shumë një bekim universal sesa një rastësi e zakonshme.

Dashuria pasionante

Edhe pse pasioni dhe dëshirat seksuale nuk janë automatikisht e njëjta gjë, ajo padyshim do të thotë ti përjetosh gjërat në ekstrem. Një dëshirë e pakufi që të jesh intim me dikë në të gjitha nivelet.

Kjo lloj dashurie mund të jetë shumë konsumuese sepse emocionet që kemi për njëri tjetrin janë shumë të thella dhe të forta. Kjo dashuri ka në thelb të saj frikën – frika se mos personi tjetër që duam në një  mënyrë kaq pasionante do të na lërë.

Dashuria Metafizike

Kjo lloj dashurie ndodh atëherë kur ti ndien në zemrën tënde se e do dikë të cilin nuk e ke parë apo folur prej muajsh, në disa raste edhe prej vitesh. Kjo dashuri është imune nga koha dhe nga rrethanat. Çfarëdo të ndodhë ti përsëri do e duash këtë person me të njëjtin intensitet.

Kjo gjë do të të bëjë të pyesësh veten, si është e mundur që të duash dikë që është kaq larg prej teje dhe që nuk ke asnjë lloj kontakti? Kjo është forca e dashurisë.

Dashuria e pakonsumuar

Kjo lloj dashurie është ajo më e dhimbshmja që dikush mund të përjetojë në jetë. Ndjenja se ti do dikë, por nuk do të ta kthejnë dashurinë, është shumë e vështirë për tu pranuar dhe për tu jetuar çdo ditë.

Kur je në një lidhje, dhe ndjen se partneri nuk të do në po të njëjtën mënyrë, ndonjëherë duket sikur ti duhet tu japësh kohë atyre që të fillojnë të të duan . Megjithatë nëse sigurohesh që ato nuk do të të duan kurrë në të njëjtën mënyrë që ti i do ato – është më mirë të largohesh sa do e dhimbshme të jetë.

Dashuria e vërtetë

Lloji më i bukur i dashurisë është ajo në të cilën të dy partnerët e duan njëri tjetrin me të njëjtin intensitet. Dashuria e tyre është diçka të cilën ato nuk mund ta mohojnë apo ta lënë. Të gjithë mund ta shikojnë dashurinë në sytë e tyre.

Kjo do të thotë të jesh në dashuri. Të kesh dikë që të do dhe kujdeset për ty në të njëjtën mënyrë që e bën edhe ti për të. Dikë që ndani ëndrrat, shpresat dhe pasionet; dikush që të bën të ndihesh rehat dhe për të cilin je i gatshëm të sakrifikosh.

Leave a Reply

Back to top button