Kinema & TV

SPECIALE / Nga “The Revenant”, tek “Mad Max”: Përse i duam shumë, historitë me mbijetesë

Screen Shot 2016-02-29 at 09.15.30

Hidhini një sy të shpejtë listës së filmave që konkurronin për “Oscar” këtë vit, dhe do të shihni se një temë mbizotëron mbi gjithë të tjerat: mbijetesa. Në fakt, tre filmat me më shumë kandidime për Oscar janë të gjithë mbi mbijetesën. Ishte “The Revenant” (12 kandidime), ku Leonardo Di Caprio lufton për të mbijetuar i vetëm në një mjedis të egër, pasi ka pësuar një sulm prej ariut dhe pasi është varrosur i gjallë. “Mad Max: Fury Road” (me dhjetë kandidime), ku Tom Hardy luan rolin e një vetmitari të çuditshëm në një shkretëtirë postapokaliptike, që përpiqet të mos lejojë të përdoret si “qese gjaku” nga banorët vampirë të shkretëtirës. Dhe në fund “The Martian” (shtatë kandidime), ku Matt Damoni luan rolin e një astronauti që, i lënë i vetëm në Mars, duhet të gjejë se si të mbijetojë në një mjedis tejet të pabanueshëm, aq gjatë sa të vijnë ta shpëtojnë. Të tre filmat paraqesin luftën për të mbijetuar në kushte armiqësore, dhe në dukje të pashpresa….

[real3dflipbook id=”986″]

 


 

Screen Shot 2016-02-29 at 09.18.26 Screen Shot 2016-02-29 at 09.18.33

Leave a Reply

Back to top button