Teknologji

Një aplikacion për të matur lumturinë?

application lumturiHulumtuesit kanë gjetur se përdorimi i Aplikacioneve smartphone shkakton lumturi në jetën e njerëzve – dhe çelësi është që të mbajë sa më ulët pritshmëritë tuaja. Hulumtuesit parashikuan lumturinë e mbi 18.000 njerëzve në mbarë botën në një lojë smartphone.
Rezultatet treguan se “nga momenti-në-moment”, lumturia nuk pasqyron vetëm sa mirë po shkojnë gjërat, por nëse gjërat po shkojnë më mirë se sa pritej.
“Të dhënat tregojnë se ekuacioni i lumturisë vlen për mijëra njerëz në mbarë botën, duke luajtur lojën tonë”, tha Robb Rutledge nga University College në Londër.
Për studimin, 26 pjesëmarrësit përfunduan një detyrë vendim-marrëse, në të cilën zgjedhjet e tyre çuan në fitime dhe humbjet monetare.
Duke përdorur të dhënat, shkencëtarët ndërtuan një model kompjuterik, ku lumturia e vetë-raportuar lidhej me shpërblimet në fund dhe me pritshmëritë.
Modeli është testuar në 18.420 pjesëmarrës, në lojën e titulluar “Cfarë të bën të lumtur?” në një aplikacion smartphone të quajtur “The Great Brain Experiment.”
Shkencëtarët ishin të befasuar kur zbuluan se i njëjti ekuacion mund të përdoret për të parashikuar se si pjesëmarrësi do të jetë i lumtur duke luajtur lojën në smartphone, edhe pse njerëzit mund të fitojnë vetëm pikë dhe jo të holla.
Ata zbuluan se pasuria e përgjithshme e akumuluar gjatë eksperiment nuk ishte një parashikues i mirë i lumturisë.
Në vend të kësaj, thonë ata,“lumturia në historinë e kohëve të fundit varet shumë nga shpërblimet dhe nga pritshmëritë”.
“Shpesh është thënë se njeriu do të jetë i lumtur në qoftë se pritshmëritë janë më të ulëta. Por ka dhe disa të vërteta në këtë ide: Pritshmëritë e ulëta bëjnë që rezultati të tejkalojë pritshmëritë e tij dhe të ketë ndikim pozitiv në lumturinë”.
Ekuacioni i ri kap efekte të ndryshme të pritshmërive dhe lejon që lumturia të parashikohet në bazë të efekteve të kombinuara të shumë ngjarjeve të fundit, përfundon studimi i botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Leave a Reply

Back to top button