Teknologji

“Nje foto sa mijera fjale”! Fjalekalimi me foto

2012_10_26+password

Njerezit perdorin fjalekalime te thjeshta per t’i mbajtur mend dhe nje fjalekalim e perdorin ne faqe te ndryshme kur kycen. Por duke pare se jemi te kercenuar nga vjedhja dhe perdorimi i fjalekalimeve te thjeshta e ben me te lehte kete, nje zgjidhje eshte perdorimi i fjalekalimeve komplekse. Por dhe kjo nuk eshte nje zgjidhje e mire. Lajm i mire eshte se nje i ri Australian ka gjetur zgjidhjen ku ne vend te karaktereve te perdoret “foto”.

Sam Crowther ka ndertuar nje aplikacion qe mund te zgjidhni nje foto nga paisja qe po perdorni. Foton mund ta perdorni si fjalekalim ne faqet qe do te kyceni dhe me pas ky perkthehet ne nje kod 512 shifror.

Sipas tij eshte me e lehte per t’u mbajtur mend nje foto dhe shume here me e sigurte se fjalekalimet e zakonshme dhe praktikisht e ben te pamundur qe dikush qe kycet ne paisjen tuaj te dije se cilen foto keni perdorur per fjalekalim, pasi ju keni me qindra foto te ruajtura.

Vlen te theksohet se edhe pse faqet mund te ndryshojne fjalekalimin ju mund te kyceni perseri me te njejten foto, pa ju kerkuar qe ju te ndryshoni foton qe mund te kyceni.

Sam Crowther ka nderprere studimet e tij dhe ka lancuar aplikacionin  e tij “uSig” me moton “Nje foto sa mijera fjale”.

Leave a Reply

Back to top button