Teknologji

PANIKU / Sa serioz është rreziku i paralajmëruar për “sulmin e madh” në internet?

cybercrimeNumërimi mbrapsht është dramatik: kanë mbetur edhe dy javë për t’u mbrojtur nga një “sulm i fuqishëm me kompjuter”, ka paralajmëruar Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe. Tingëllon ogurzi si paralajmërim, po sa serioz është rreziku? Po të mendosh që aktualisht vetëm 0.01 përqind kompjuterë janë të infektuar, atëherë do të thuash që kjo është shaka.

Dhe ndonëse supervirusi Game Over Zeus ka shkaktuar disa dëme seriozë financiarë ndaj individëve, autoritetet vlerësojnë se ai është përgjegjës për qindra miliona stërlina të humbura në mashtrime.

Sipas një vlerësimi, krimi kibernetik në të gjithë botën na kushton afro 60 miliardë stërlina në vit.

Atëherë, përse ky paralajmërim i frikshëm? Së pari, i ashtuquajturi botnet, rrjeti i kompjuterëve të infektuar kontrollohet prej kriminelëve dhe ai ka aftësi të madhe vetëshëruese. Funksionon me një mekanizëm peer to peer dhe përdor shumë enkriptime. Krahasuar me botnet-e të tjerë, që mund të jenë me miliona ky ka qenë i kontrolluar prej bandave në Rusi dhe Ukrainë. Kundër tyre është vënë në lëvizje Agjencia Kombëtare e Krimit, FBI dhe Departamenti i Drejtësisë dhe është gjë e pazakontë. Autoritetet rrallëherë i kundërvihen apo “pushtojnë” një botnet. Mund ta bëjnë vetëm për dy javë, pasi është një operacion shumë i kushtueshëm. Në të njëjtën kohë, ata po synojnë të arrestojnë liderët e bandës përmes mjeteve ligjorë më tradicionalë. Por është thjeshtë një vijë e re në rërë, që tregon se forcat ndërkombëtare janë të gatshme dhe në gjendje të bashkëpunojnë kundër krimit kibernetik. Mëkat që nuk mundi t’u bashkohet edhe faqja e qeverisë së Britanisë, Get Safe Online: pësoi defekt për shkak të numrit të madh të përdoruesve të shqetësuar që kërkonin informacion.

Leave a Reply

Back to top button