Uncategorized

Rekord viktimash nga koronavirusi në Spanjë

Spanja vijon të jetë nën pushtetin e frikshëm të koronavirusit ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima duke e cuar në 8189 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Shëndetësisë e cila raporton se numri total i të infektuarve në vend është 94.417 persona, 9 000 më shumë se dita e hënë. Ndërkohë deri më tani janë shëruar rreth 19 mijë pacientë dhe mbi 500 persona ndodhen në terapi intensive.

Spanja është vendi i dytë në botë pas Italisë që shënon shifrat më të larta të viktimave nga COVID 19, dhe e treta porsa i përket numrit të personave të infektuar.

Leave a Reply

Back to top button